leoni

Ahmet Qeriqi: Probleme e zhvillime të tjera pas arrestimit të Faruk Gashit. (E martë 23 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Probleme e zhvillime të tjera pas arrestimit të Faruk Gashit. (E martë 23 qershor, 1998)

Reshati, kushëriri i Farukut, ka marrë vesh për arrestin. Ai, ndihet i shqetësuar, edhe pse është i vetëdijshëm se dyshimet  rreth Farukut,  janë  të pabaza. Ato janë të pranishme, sidomos tek ata të cilët nuk e njohin veprimtarinë e tij ilegale. Ai mbrohet se për veprime të tilla është konsultuar me Azem Sylën. Me Reshatin merremi vesh, që tani për tani të mos i tregojmë askujt, dhe pse sikur duket shumica e ushtarëve dinë për burgosjen e tij.

Reshati ka marrë përsipër që ta marrë përmes telefonit Azem Sylën dhe të intervenojë, duke dhënë sqarime, lidhur me të.

Pasdite në Krojmir ka ardhur Hilmi Ramadani, kësaj radhe  me Emin Krasniqin, kryetar aktual i Degës së LDK-së në Kamenicë. Emini ka ardhur me qëllim që të takojë Shukri Bujën, me të cilin kanë qenë në burg.

Është hera e dytë që vjen një mjek nga Lipjani, emrin e të cilit nuk e mbaj mend. Ai premton se do të sjellë barna, por shfaqë interesim të dijë gjithçka rreth ushtrisë. Ai, po ashtu kërkon ta caktojmë koordinator për ilaçe dhe pajisje mjekësore, edhe pse deri tani nuk ka sjellë asgjë.

Nga Fitim Selimi kam mësuar se ky farë mjeku ka një ambulancë  private, të cilën e furnizon me barna të organizatave humanitare, dhe të cilat pastaj i shet. Fitimi e njeh mirë, dhe kemi marrë qëndrim që të mos i lejohet hyrja e sërishme në  territorin tonë.

Më vonë me Hilmi Ramadanin kemi vajtur te Lajthishta. Atje Epiri, Elhami,  Hamiti e të rinj të tjerë të lagjes, zhvillojnë ushtrime dhe bëjnë  qitje me një pushkë shkollore.

Hilmiu ndihet tepër i emocionuar dhe i ngazëllyer. Ai ka mbajtur  më shumë se 12 vjet nëpër burgjet jugosllave. Ka qenë shok i idealit dhe i burgut me Rexhep Malën.

Hilmiu, ka shfaqur interesim që ta angazhojë në radhët e UÇK-së  edhe bashkëshorten e tij, Teutë Hadrin, gjinekologe, po ashtu e burgosur e vitit 1981. Ajo do të na ndihmonte shumë, meqë ende nuk kemi ndonjë ekip të organizuar si duhet për gjinekologji.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizimi i punkteve të reja shëndetësore (E shtunë, 20 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Organizimi i punkteve të reja shëndetësore (E shtunë, 20 qershor, 1998)

Të shumta janë punët dhe vështirësitë me të cilat ndeshim për çdo çast. Rendi ekzistues …