Rexhep Qosja

Akademiku i shquar Rexhep Qosja ka drejtuar kritika ndaj klasës politike

Akademiku i shquar, Rexhep Qosja ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ndaj klasës politike të vendit tonë. Ai ka shkruar se politikanët milioner të Kosovës janë të përfshirë në afera korruptive, përvetësim të paligjshëm të pasurisë publike por se një ditë do të japin llogari për të gjitha prapësitë që kanë bërë përgjatë viteve. “Milionerët politikë, të pasuruar duke keqpërdorur e fyer pozitat politike e shtetërore, mos të harrojnë se për ato keqpërdorime do të japin llogari duke u bërë protagonistë të urrejtur e të përbuzur në drama, romane, filma artistikë e dokumentarë, në kujtime e në ditarë; se për ato keqpërdorime pashmangshëm do të vijë dita kur ata do të japin llogari edhe para sovranit – para popullit, i cili po bëhet gjithnjë e më i vetëdijshëm se pasuria e milionerëve politikë është krijuar duke u shkelur të drejtat e tij, duke u shfrytëzuar djersët e tij, duke u fyer dinjiteti i tij, duke u dëbuar në botë fëmijët e tij”, ka shkruar në mes tjerash akademiku i shquar,  Rexhep Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …