AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përkrahur Përparim Ramën e LDK-së për zgjedhjet vendore, në Prishtinë

Përveç AAK-së, Ramën e ka përkrahur edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, derisa është shprehur i bindur se 75% e elektoratit të partisë së tij e ka votuar Përparim Ramën Ramën dhe jo Arben  Vitinë. “Është e vërtetë sepse nuk është zbuluar deri në ditët e fundit se kë e kemi përkrahë, e them me plotë kuptimin e fjalës që elektorati i AAK-së është rreshtuar për Ramën dhe e ka votuar, nuk mund të them 100% po për mbi 75% e kanë votuar z.Rama dhe ajo diferenca është bërë nga Aleanca nga PDK dhe qytetarët e tjerë që kanë menduar që me z.Rama përfiton Prishtinë”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …