Anila Karapidou: Kur rënkon zemra e nënës time

Anila Karapidou: Kur rënkon zemra e nënës time

Kur rënkon zemra e nënës time,

Shpirti më thërmohet në kokërrza kristali.

Oshëtin rënkimi si dallgët e detit.

Copëzat e kristalit bëhen gurë të rëndë

që fundosen në fund të detit.

 

Një oh e dhimbshme nga shpirti i nënës time,

Më bën të dridhem, të përgjërohem në gjunjë.

Duart i marr në të miat duar,

kokën nga qielli ngre lutem,

dhimbjen t’a përcjell tek unë.

Tëmthat më rrahin,pulsojnë mendimet e mia.

Lëkundem si anije në mes të stuhisë.

Trupi më çpon gjilpëra nga të tuat rënkime.

Nga sytë lotët e nxehtë fsheh që mos mi shohësh ti.

 

Të përkëdhel ballin të lodhur nga të tuat mendime.

Me shikimin tim hyj thellë brEnda syve të tu.

Të shoh jetën tënde të kaluar në vite.

Unë të ndjehem dhe një herë fëmijë si dikur.

 

Dorën lehtë kaloj mbi flokët e thinjur.

Kokën në gjoksin tënd e mbështes ngadalë.

Ndjehem ajo vajza e përkëdhelur me dy bishtaleca.

Jam akoma fëmijë i lumtur kur ulem në prehrin tënd.

Kontrolloni gjithashtu

Hazir Mehmeti: BATAJNICË E ZEZË

Në fushën e zezë vrisnin qiellin   Ra zi e tmerr, verboi dhe diellin     Korbat e zi të shkau barbar  Krrokatin mbi Batajnicë mbi një varr      Gjiri në buzët e foshnjës ngrirë    Nëna më tutje pa kokë e shtrirë    Ku të kam Shqipja ime s’po mund të flas   Gjiri më derdhët, ah, zemra më plasë    Eh, pika gjaku porosi ju lë sot   Agimin ta varrosni pa vaje e pa lot      …