Asnjëherë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi për Reçakun dhe të gjitha masakrat në Kosovë, thotë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  bashkë me Fatmir Limajn sot në Reçak përkujtuan të rënët e masakrës së tmerrshme, që e ndërmorën forcat policore dhe ushtarake serbe, 26 vjet më parë. Haradinaj ka thënë se Masakra e Reçakut mbetet plagë e thellë në historinë tonë, dëshmi e pamohueshme e gjenocidit dhe krimeve serbe ndaj popullit tonë. “Në këtë ditë përkujtimi, përulemi me respekt të thellë para sakrificës sublime të 45 civilëve të pafajshëm, të cilët u bënë viktima të barbarisë në zemër të Evropës”. “Ky krim i tmerrshëm, që tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, shënoi kthesën vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Sot, duke nderuar viktimat e Reçakut dhe të gjithë dëshmorët e kombit, jemi më të vendosur se kurrë që Kosova të ecë përpara e sigurt, direkt në NATO, krah aleatëve tanë strategjikë të udhëhequr nga Amerika. I përhershëm kujtimi për të rënët!”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kundër nominimit të Konjufcës, pa 61 vota, Osmani s’mund të mandatojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas nominimit të …