Fatmir Grejqevci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e bandave serbe kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ai ka shkruar se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj dialogu, madje komplikon më tej çdo gjë. “Sulmet mbi EULEX janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç …

Më shumë...

LDK ka tërhequr vërejtjen se veprimet e bandave serbe në veri cenojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr vërejtjen se veprimet e bandave serbe në veri cenojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj …

Më shumë...

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin. “Sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në …

Më shumë...

Majko: Serbia po realizon në veriun e Kosovës skenarin e Rusisë në rajonin e Donbasit të Ukrainës

Pandeli Majko

Ish kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Pandeli Majko ka tërhequr vërejtjen se atë që dikur bënte Rusia në territorin e Ukrainës, sot po përpiqet ta realizoj Serbia në Kosovë. “Serbia ka filluar një ‘lodër’ të vjetër në kushte të ‘reja’ me Perëndimin. Në veriun e Kosovës …

Më shumë...

Kurti: Beogradi zyrtar po vepron sikurse para 23 vitesh, duke u drejtuar nga e njëjta kastë politikanësh

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve më të larta të Serbisë për të cilët ka thënë se veprojnë me të njëjtën mendësi të kohës së Millosheviqit. “Beogradi zyrtar sot po flet e sillet sikurse para 23 vitesh e duke u drejtuar nga një kastë e njëjtë politikanësh, si …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit gjendja është e brishtë dhe e tensionuar

Policisa

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit gjendja është e brishtë dhe e tensionuar. “Bllokimi i rrugëve nga grupe kriminale në veri të vendit, sulmet me armë zjarri e bomba çorientuese (shok bomba) ndaj Policisë së Kosovës, sulmi me shok bomba …

Më shumë...

Kundër sulmeve nga bandat serbe në pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar edhe NATO

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

Kundër sulmeve nga bandat serbe në pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar edhe NATO. Zëdhënësja e kësaj aleance ushtarake ka shkruar se përgjegjësit e këtyre sulmeve, duhet të mbajnë përgjegjësi. “Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja …

Më shumë...

Kurti: KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave dhe ne po presim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë biseduar me KFOR-in për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës ku bandat serbe kanë bllokuar disa rrugë me barrikada. Ai ka thënë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë për debllokimin e rrugëve dhe se institucionet e Kosovës janë duke pritur. “Nëse …

Më shumë...

Lista serbe ka kërkuar nga qytetarët e vet që të mos e lejojë Policinë e Kosovës të qarkullojë në pjesën veriore të vendit

Lista serbe ka kërkuar nga qytetarët e pjesës veriore të vendit që të mos e lejojë Policinë e Kosovës të qarkullojë,  në Veri. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe të EULEX-it,  sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare,  të miratuara më parë. …

Më shumë...

Borell: Bashkimi Evropian nuk do t i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it

Josep Borrell

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Xhosep Borrell ka reaguar ndaj sulmeve që janë bërë në pjesën veriore të Kosovës kundër patrullës vëzhguese të EULEX-it. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do t i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe ka kërkuar që barrikadat e vendosura të hiqen menjëherë. “Bashkimi Evropian nuk …

Më shumë...

Të reshurat e dendura dhe stuhia po shkaktojnë përmbytje dhe vështirësi të shumta në Shqipëri

Të reshurat e dendura dhe stuhia po shkaktojnë përmbytje dhe vështirësi të shumta në Shqipëri. Kjo ka bërë që në qarkun e Shkodrës shumë segmente rrugore të mbulohen nga uji që ka dal nga shtrati i përrenjve e lumenjve. Autoriteti Rrugor i veriut njofton se në segmentin Dedaj – Bogë, …

Më shumë...

Ambasadori Hovenier ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, të sjellën para drejtësisë

Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Xhefri Hovenier ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, të sjellën para drejtësisë. Ai kas shkruar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe se autorët duhet të japin …

Më shumë...

Për shkak të gjendjes së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, sot në Prishtinë është mbledhur Këshilli i Sigurisë

Në kuadër të zyrës së kryeministrit është themeluar Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore

Për shkak të gjendjes së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, sot në Prishtinë është mbledhur Këshilli i Sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nga  Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se pas kësaj mbledhje, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë …

Më shumë...

EULEX-i e ka konfirmuar se një bombë çorientuese është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të këtij misioni

EULEX-i

Gjendja në pjesën veriore të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe me shpërthime të herë pas hershme pas bllokimit të rrugëve nga banda të organizuara serbe. EULEX-i e ka konfirmuar njoftimin sipas të cilit një bombë çorientuese është hedhur ndaj veturës patrulluese e tyre. “Ky sulm, si dhe sulmet …

Më shumë...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ka theksuar më tutje se ky është vendim i Serbisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa. ”Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni, të respektohen të …

Më shumë...

Lushtaku: Shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti dhe dorëzim i Osmanit e Kurti para grupeve kriminale

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka drejtuar kritika në adresë të kryetares dhe kryeministrit të vendit. Ai ka shkruar se shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i kryetares, Vjosa Osmani e kryeministrit, Albin Kurti para grupeve kriminale …

Më shumë...