Fatmir Grejqevci

Antonio Guterres: Sudani gjendet në prag të një lufte civile në shkallë të plotë

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka alarmuar se Sudani gjendet në prag të një lufte civile në shkallë të plotë. Ai ka theksuar më tutje se lufta midis ushtrisë sudaneze dhe një force të fuqishme paraushtarake ka të ngjarë të destabilizojë të gjithë rajonin. …

Më shumë...

Ekspertët e meteorologjisë kanë paraparë se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë që është regjistruar

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Ekspertët e meteorologjisë kanë paraparë se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë që është regjistruar. Shkencëtari i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodëell, Xhenifer Frensis ka konstatuar se në javën që e lam pas, temperaturat kanë qenë aq të larta sa kanë tejkaluar të gjitha ato …

Më shumë...

Eskobar: Gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, është kombinim i bashkëpunimit BE-SHBA

Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Duke komentuar deklaratën e ministres sonë të Jashtme, Donika Shvarc, sipas së cilës pa NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian është si një tigër prej letre, emisari amerikan, Gabriel Eskobar ka thënë se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, është kombinim i bashkëpunimit BE-SHBA. Ai ka …

Më shumë...

Policia e Shqipërisë ka demantuar lajmin sipas të cilit tre turist nga Kosova kanë humbur jetë në bregdetin shqiptar

Policia e Shqipërisë ka demantuar lajmin sipas të cilit tre turist nga Kosova kanë humbur jetë në bregdetin shqiptar. Policia ka saktësuar se fatkeqësisht sot kanë humbur jetën tre qytetar shqiptar por se ata nuk janë nga Kosova por nga Tirana. Njoftohet gjithashtu se ndonëse shërbimet e Njësisë Policore Detare …

Më shumë...

Për shkak të masave të BE-së, vendi ynë parashihet të ketë humbje rreth 500 milion euro

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini ka vlerësuar se për shkak të masave të Bashkimit Evropian ndaj shtetit tonë, Kosova do të ketë humbje prej rreth 500 milion euro. “Kosova po përjeton një kohë kur askush nuk ka menduar që pas çlirimit ne do të ballafaqohemi me …

Më shumë...

Rama: Ia kam bërë të qartë Brukselit se nuk ka takim kryeministrash në Tiranë, pa atë të Kosovës

Edi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Tirana do të jetë nikoqire e samitit të Procesit të Berlinit i cili mbledh 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 16 tetor. Duke folur për këtë takim të nivelit të lartë, kryeministri, Edi Rama ka theksuar se ia ka bërë …

Më shumë...

Hoxhaj: Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Shvarc e cila Bashkimin Evropian e ka quajtur si një tigër prej letre. Duke komentuar këtë deklaratë të saj, ai ka shkruar kjo është e dëmshme për Kosovën dhe në të njëjtën kohë e favorshme …

Më shumë...

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka kritikuar qasjen e BE-së ndaj Kosovës

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai ka thënë se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për po favorizon Serbinë në krizën e fundit, ndërsa po bën përgjegjëse vetëm Kosovën. Ai ka theksuar se masat që ka ndërmarr Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, janë të papranueshme. “Mendoj …

Më shumë...

Lekaj: Kokëfortësia e Kryeministrit ndaj ndërkombëtarëve dhe mos bashkëpunimi me opozitën ka bërë që Kosova të ndëshkohet

Pal Lekaj thotë së shkuarja në zgjedhje e vendit për çështjen e kryetarit të Kosovës nuk ofron zgjidhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se subjekti politik që i takon e ka paraparë shumë kohë më herët eskalimin e gjendjes në pjesën veriore të vendit andaj ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore. “Me shqetësim e kemi përcjellur në vazhdimësi procesin …

Më shumë...

Bajrami: Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejktuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti dhe partisë Vetëvendosje. Duke komentuar një deklaratë të ministrit, Hekuran Murati, ajo ka shkruar se kur lexon deklarata të ministrave të tillë, e kupton se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për …

Më shumë...

Rritet ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë Beratin

Kryeministri Edi Rama: Telegraph rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

I njohur si qyteti i një mijë e një dritareve, Berati po bëhet qytet gjithnjë e më i vizituar nga turistët. Këtë vit, numri i turistëve që kanë vizituar këtë qytet, është rritur ndjeshëm. Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani ka bërë të ditur se …

Më shumë...

Nesër vjen në Shqipëri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton

Nesër vjen në Shqipëri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Gjatë kësaj vizite dyditore, ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit. Mediet në Tiranë njoftojnë se delegacioni i drejtuar nga ish presidenti, Bill Klinton, do të pritet nga kryeministri Edi …

Më shumë...

Kurti: Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit

Duke komentuar masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë, kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit, andaj do të vazhdojë me zbatimin e programit të saj qeveritar. “Këto nuk janë sanksione por është …

Më shumë...

Azemi: Mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se mbi 80 për qind të kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim. “Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot kanë problem; mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Po …

Më shumë...

William Burns: Lufta në Ukrainë po ka efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti Putin

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns ka vlerësuar se lufta në Ukrainë po ka një efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti i saj, Vladimir Putin. Gjatë ligjëratës së mbajtur për Fondacionin Ditchley në Mbretërinë e Bashkuar, drejtori i CIA-s, …

Më shumë...

Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët është rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit

Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se gjendja e rëndë në të cilin gjendet Kosova është rezultat i Qeverisë Kurti. Ajo ka shkruar se pasojat për vendin tonë do të jenë shumë më të mëdha se sa duken dhe se Kosova sot është e përçarë nga …

Më shumë...