Fatmir Grejqevci

BSPK dhe Sindikata e Zjarrfikëseve, janë shprehur të pakënaqur me Ligjin e ri të Pagave

BSPK

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Zjarrfikëseve, kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me draftin aktual të Ligjit të ri të Pagave. Gjatë intervistës për “Kosovapress” Atdhe Hykolli nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka deklaruar se drafti aktual i Ligjit të ri të …

Më shumë...

Osmani: NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës

Gjatë një interviste për mediet turke, kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës. Pas vizitave dhe takimeve atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin TRT, ku ka folur për nevojën e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO. …

Më shumë...

Mediet ndërkombëtare paralajmërojnë mbi mundësinë e shpalljes luftë Ukrainës nga Bjellorusia

Mediet ndërkombëtare paralajmërojnë mbi mundësinë e shpalljes luftë Ukrainës nga Bjellorusia. “The Guardian” ka cituar ish-ministri ukrainas të Mbrojtjes, Andriy Zagorodnyuk të ketë deklaruar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Bjellorusia t’i bashkëngjitet Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Ai është cituar të ketë thënë gjithashtu se ka informacione sipas të …

Më shumë...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk do ta pranoj lojën e provokimeve

Aleksander Vuçiq

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi zhvillimet në pikën kufitare në pjesën veriore të vendit tonë, në Bërnjak, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk do ta pranoj lojën e provokimeve. Ai ju ka thënë gazetarëve se Serbia nuk do ta “pranojë lojën e provokimeve” …

Më shumë...

Kosnett: Kosova të njihet nga 5 vendet e BE-së dhe shtetet neutrale të aplikojnë për anëtarësim në NATO

Kosnett

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Filip Kosnet ka shkruar se Kosova duhet të njihet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian dhe se shtetet neutrale të aplikojnë për anëtarësim në NATO. Në shkrimin autorial të botuar në faqen zyrtare të Qendrës për Analiza Politike Evropiane, ai ka …

Më shumë...

Mediet ukrainase publikojnë video që përgënjeshtrojnë presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin

Mediet ukrainase po publikojnë video që përgënjeshtrojnë presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin. Ai gjatë mëngjesit të sotëm duke iu drejtuar qytetarëve të Rusisë deklaroi se ushtria ruse ka depërtuar në qytetin Kharkiv dhe po e shtrijnë kontrollin atje. Ndërkohë, mediet ukrainase kanë postuar video ku shihen ushtar ukrainas duke marrë …

Më shumë...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i ka përgënjeshtruar njoftimet e autoriteteve të Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i ka përgënjeshtruar njoftimet e autoriteteve të Rusisë. Këto të fundit, ishin cituar nga mediet ruse të kenë deklaruar se një delegacion i Moskës zyrtare kishte arritur në Bjellorusi për të biseduar me palën ukrainase, e cila, po sipas medieve ruse, ka shfaqur gatishmëri për …

Më shumë...

Haradinaj: Kryeministri Kurti edhe kur ishte në opozitë ishte kundër investimeve amerikane në Kosovë

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vijuar me kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti. Ish kryeministri Haradinaj është cituar të ketë thënë se kryeministri, Albin Kurti edhe kur ishte në opozitë ishte kundër investimeve amerikane në Kosovë. “Kryeministri Kurti, si kryetar partie, si opozitar, ka qenë …

Më shumë...

Avdullah Hoti e Fatmir Limaj: Kosova pothuajse nuk ka diplomaci fare

Ish kryeministri, Avdullah Hoti dhe ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti në përgjithësi dhe ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti. Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se nën qeverisjen e Kurtit, diplomacia kosovare është joaktive. Ai ka dekaruar për “Ekonomia Online” se  “Askush në Kosovë …

Më shumë...

Bajrami: Përveç që s’ka njohje të reja, nuk ka as lobim për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Ministrja, Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka thënë se ngecja e njohjeve të Kosovës nga shtetet tjera duhet të trajtohet në mënyrë serioze. Ajo ka përkujtuar se ndonëse ka kohë që ka kaluar koha e moratoriumit që Kosova të mos aplikoj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, …

Më shumë...

Reka: Pavarësisht qëndrimit ndaj luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Serbia vazhdon të mbetet e përkëdhelura e Brukselit

Reka: Strategjia për integrim në BE i ngjason trenit ku lokomotiva e tij do të jetë Mali i Zi ndërsa Kosova vagoni i fundit

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka ka deklaruar se pavarësisht qëndrimit të saj ndaj luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Serbia vazhdon të mbetet e përkëdhelura e Brukselit. “Dje Serbia refuzoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për invazionin në Ukrainë. Tash tetë vite nuk i zbatoi as sanksionet për aneksimin rus …

Më shumë...

SHBA-të dhe Shqipëria kanë bërë thirrje për takim të KS të OKB për të diskutuar për situatën në Ukrainë

OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë bërë thirrje për takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për situatën në Ukrainë. Mbledhja është thirrur për sot ( e diele, 27 shkurt ) dhe ka për qëllim miratimin e një rezolute që bën …

Më shumë...

Ushtria e Rusisë vazhdon sulmin e armatosur kundër Ukrainës

Ushtria Rusisë vazhdon sulmin e armatosur kundër Ukrainës. Sulmet e tyre janë përqendruar më shumë mbi qytetin Kharkiv në të cilin kanë depërtuar edhe makineri ushtarake. Kreu i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë brenda strehimoreve të tyre pasi nëpër rrugët e qytetit …

Më shumë...

Rot: Jemi të shqetësuar sepse krimet e tmerrshme në Siri mund të përsëriten nga Rusia në Ukrainë

Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut – Human Rights Watch, Kenneth Roth ka deklaruar se jemi të shqetësuar sepse krimet e tmerrshe në Siri mund të përsëriten nga Rusia në Ukrainë. Duke folur me gazetarët gjatë një video – konference, ai ka përkujtuar se qeveria siriane dhe …

Më shumë...

Britania e Madhe paralajmëron sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saj në lindje të Ukrainës

Britania e Madhe ka paralajmëruar shpalljen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saj në lindje të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Barbara Woodward. Ajo ka theksuar se veprimet e veprimet e Rusisë do të …

Më shumë...

Zelenski: Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse

Volodymyr Zelenski

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Rusisë, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, kufijtë ndërkombëtarë do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse. Vendimin e Kremlinit ai e ka quajtur shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit …

Më shumë...