Radio Kosova e Lire

Përfaqësues të Avokatit të Popullit me 21 korrik do të mbajnë takim me qytetarët rahovecian

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se me datë 21 korrik 2023 (e premte), në Zyrën për të Drejtat e Njeriut, Kati I, me fillim në ora 10:00, mbahet takim me përfaqësues të Avokatit të Popullit, ku qytetarët kanë mundësi t’i parashtrojnë ankesat e tyre.

Më shumë...

Komuna e Rahovecit organizon Turnir në futboll të vogël

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e mërgatës”, Komuna e Rahovecit, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, më datë 18 deri më 20 korrik, në SHML “12 Maji Ratkoc”, në fushën e futbollit, me fillim në orën 19:00, organizon Turnir në futboll të vogël.  

Më shumë...

Drejtori Burim Bajrami vizitoi fermerin Shkumbin Nebihu

Vizita e drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë të komunës së Ferizajt, Burim Bajrami tek fermerët e bujqit ferizajas fundjavave, vijoi këtë fundjavë tek fermeri Shkumbin Nebihu, i cili ka të mbjella 270 trupa me lajthi të llojit Noccione dhe rreth 30 të llojit Istra në vitin e tretë te kultivimit …

Më shumë...

Është bërë promovimi i albumit “Zani”

Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” dhe 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt, mbrëmë në sheshin e qytetit në Ferizaj është mbajtur koncert i Mentor Hazirit &Keli’s Band. Me këtë rast është bërë edhe promovimi i albumit “Zani”. Ndërkaq me datën 16 korrik në fshatin Jezerc do të …

Më shumë...

Prezantohet veprimtaria e krijuesit Rexhep Rifati

Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj është prezantuar veprimtaria krijuese e gazetarit Rexhep Rifati. Në takimin e organizuar nga DKRS dhe Klubi letrar “De Rada” për veprat e Rexhep Rifatit folën: Prof. Dr. Isak Shema, Prof. Hazir Mehmeti, Arsim Hamiti, Shukrije Ramadani dhe Hanumshahe …

Më shumë...

Kanë filluar punët në izolimin e jashtëm të objektit të Shkollës “Skënder Kastrati” – paralelja e ndarë në fshatin Gexhë

Kanë filluar punët në izolimin e jashtëm të objektit të Shkollës “Skënder Kastrati” – paralelja e ndarë në fshatin Gexhë të komunës së Rahovecit. Sipas planit dinamik, punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në këtë objekt shkolle, do të mbarojnë deri në fund të muajit gusht! Në …

Më shumë...

Bëhet Izolimi dhe fasadimi i objektit të Shkollës “Rilindja” në Çifllak të komunës së Rahovecit

Pamje nga objekti i Shkollës “Rilindja” në Çifllak të komunës së Rahovecit pas izolimit e fasadimit të jashtëm. Është bërë zëvendësimi i dritareve të vjetra me ato të reja termoizoluese. Ka mbaruar izolimi i kulmit. Edhe ndriçimi i brendshëm dhe ngrohja, do të jenë tërësisht efiçiente. Gjatë këtyre dy muajve …

Më shumë...

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore nga Rahoveci deri në Fortesë

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore nga Rahoveci deri në Fortesë. Është kryer një hap i rëndësishëm, pasi është përfunduar betonimi i urës së tretë nga gjithsej 6, të cilat janë të planifikuara me këtë projekt. Momentalisht, punimet vazhdojnë në ndërtimin e bazës dhe skarpateve …

Më shumë...

DSHMA në Skenderaj organizoi piknik në natyrë për anëtarë të Shoqatës Handikos

Nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt, anëtarë të Shoqatës Handikos kanë realizuar një piknik në natyrë, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e kësaj drejtorie, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, me ç’rast është kaluar një ditë e mrekullueshme nën tingujt e muzikës, me lojëra …

Më shumë...

Nezir Tolaj nga fshati Beleg ka dhurua 500 ulëseve për Stadiumin e qytetit “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan

Nezir Tolaj nga fshati Beleg i Komunës së Deçanit ka dhurua 500 ulëseve (donacion) për Stadiumin e qytetit “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan. Montimin e këtyre ulëseve e ka bërë bashkatdhetari ynë, Malsor Tafaj nga Isniqi me vendbanim në Zvicër, në mënyrë vullnetare. Komuna e Deçanit dhe kryetari i sajë Bashkim …

Më shumë...

Filluan punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq deri tek stadiumi i qytetit

Filluan punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq të komunës së Deçanit deri tek stadiumi i qytetit, në kuadër të investimeve kapitale të mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve në Komunën e Deçanit. Rrugë kjo e rëndësishme në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve, e …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit, në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, PK-ja. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit …

Më shumë...

Kryetari Nura ka pritur në takim Gani Kocin

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka takuar pas një kohe të gjatë Gani Kocin, një njeri i respektuar me shumë vlera, kontributdhënës në shtetndërtimin e Kosovës, i përvuajtur si ish-i burgosur politik, ish-deputet i Parlamentit në tri mandate dhe ish-zëvendësministër, por vlerat më të larta kombëtare të një …

Më shumë...

Thirrje publike nga Komuna e Vitisë

Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural, përmes kësaj thirrje publike, apelon tek qytetarët për mobilizim në parandalimin e zjarreve, me që ditëve të fundit e sidomos në ditët në vijim, vendi ynë do të karakterizohet me temperatura të larta klimatike. Qytetar të nderuar muajt …

Më shumë...

Drejtoresha Krasniqi takojë veteranët e arsimit të cilët janë pensionuar në vitin 2022 dhe 2023

Sot Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës zj. Arbëreshë Krasniqi, takojë veteranët e arsimit të cilët janë pensionuar në vitin 2022 dhe 2023. Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të cilat po mbahen për të vlerësuar rolin dhe kontributin e pamohueshëm të një plejade të tërë …

Më shumë...