Brickos

Radio Kosova e Lire

Kryetari Xhafer Gashi takoi ministrin Ferid Agani

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi së bashku me nënkryetarin Nysret Kelmendi dhe drejtorin e Drejtorisë së Ambientit Arben Berisha, takuan ministrin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani. Në takim u bisedua për rëndësinë që ka miratimi i projektligjit për Kastriotin. Me këtë rast ministri Ferid …

Më shumë...

MASHT: Shkollat të mos përdoren për aktivitete partiake dhe politike

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për mbajtjen e një debati me nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës. Në reagimin e ministrisë thuhet se shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ligjore keqpërdorimin …

Më shumë...

Filloi realizimi i projektit të serrave për 15 bujq malishevas

Investimet në bujqësi, përkatësisht përkrahja për bujqit e Komunës së Malishevës, edhe këtë vit do të jetë prioritet. Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, përkatësisht drejtoria e bujqësisë, në mesin e disa projekteve që pritet ti realizoj gjatë këtij viti, nga sot ka filluar implementimin e projektit për ndërtimin e …

Më shumë...

Komuna e Malishevës po vazhdon me ndërtimin e infrastrukturës shkollore

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, Komuna e Malishevës, momentalisht, është duke ndërtuar katër shkolla të reja dhe dy fusha sportive. Ecurinë e punimeve në dy nga këto projekte, e ka parë nga afërt edhe drejtori i urbanizmit, z.Ahmet Morina, me zyrtarë të tjerë (inxhinier) të kësaj drejtorie, ku …

Më shumë...

Njoftim për mbajtjen e akademisë përkujtimore në fshatin Celinë

Komuna Rahovec

Me rastin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të masakrës dhe rënies së Dëshmorëve të fshatit Celinë të Komunës së Rahovecit, këshilli organizativ i këtij fshati do të mbajnë akademi përkujtimorë me datë 25.03.2016. Akademia  përkujtimore do të mbahet tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Celinë, me fillim në ora 13:00.

Më shumë...

Kursehen mijëra euro nga krasitja e drurëve

Komuna e Ferizajt filloi sot krasitjen e drurëve dekorativë, një veprim ky rutinor i pranverës. Por ngjarja ka marrë kuptim të ri, pasi krasitja sivjet do të bëhet falas, duke ia kursyer arkës së Komunës deri 5 mijë euro. Nxënës të klasës së XII të shkollës së mesme të lartë …

Më shumë...

Belgjika në zi për viktimat e sulmit terrorist

Belgjika ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas sulmeve të përgjakshme të ditës së martë, që patën si pasojë vdekjen e 34 personave të pafajshëm dhe plagosjen e rreth 250 të tjerëve. Autoritetet belge tashmë kanë identifikuar vëllezërit Khalid dhe Ibrahim el-Bakraoui, si dy kamikazët që bën shpërthimin në aeroport. …

Më shumë...

KMDLNJ: Po shkelen të drejtat e njeriut në rastin ‘Kumanova’

OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një kumtese për medie ka tërhequr vërejtjen për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të paraburgosurve për rastin ‘Kumanova’. “Të arrestuarve , që tani janë duke u gjykuar po u mohohet një gjykim i drejtë , i paanshëm dhe …

Më shumë...

Thaçi dekretohet president me 7 prill

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Të gjitha përgatitjet për organizimin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit nga zonja Atifete Jahjaga tek Hashim Thaçi, kanë përfunduar. Nga Zyra e Hashim Thaçit bëjnë me dije se me 7 prill do të organizohet një seancë solemne, gjatë të cilës do të bëhet betimi i presidentit të …

Më shumë...

27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës

Sot bëhen 27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës, akt ky shënon preludin e ekspansionizmit serb mbi ish-Jugosllavinë. Duke shfrytëzuar pushtetin kukull të Rrahman Morinës, Sllobodan Millosheviqi do të nismonte ndryshimet kushtetuese, me anë të të cilave synohej krijimi i Serbisë së Madhe. Hapi i parë në këtë drejtim …

Më shumë...

Miratohet draft-dokumenti për pensionet

Qeveria e Mustafës bën sehir teksa mbahet fushata zgjedhore e Serbisë në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar draft-dokumentin mbi rregullimin e fushës së pensioneve. Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për pensionet synon krijimin e politikave më të mira pensionale për qytetarët e Kosovës. Ministri, …

Më shumë...

VV bën thirrje për mbështetje financiare

Vetevendosje

Vetëvendosje sërish u ka bërë thirrje vullnetarëve që të kontribuojnë me mjete financiare. Duke përmendur aktivitetet e saj si dhe protestat e ardhshme, ky subjekt vlerëson se mjetet e saj financiare janë të kufizuara për të mbuluar koston. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida …

Më shumë...

BE: Sheshi të Ura e Ibrit do të rregullohet në maj

Ura e Ibrit

Zyra e Bashkimit Evropian, e cila financon rregullimin e sheshit tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, ka siguruar se punimet do të përfundojnë deri në fund të muajit maj. Kërkesës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që Brukseli të jap sqarime rreth vonesave në këtë drejtim, Zyra e BE-së i …

Më shumë...

Serbia nis fushatën zgjedhore në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë afishuar pllakate elektorale në mbështetje të partisë së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. Në pjesën veriore të qytetit hasen gjithandej pllakata me alfabet cirilik ku shkruan ‘Të bashkuar mundemi gjithçka – Aleksandër Vuçiq – Serbia do të fitojë’. Këto pllakate dërgojnë mesazh që serbët e kësaj …

Më shumë...

Grubi: Ahmeti u angazhua për lirimin e Gafurr Dugollit

Zyrtari i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se Ali Ahmeti është angazhuar për lirimin e Gafurr Dugollit. Në një prononcim për ‘Dnevnik’, ai ka thënë se angazhimi i kreut të BDI-së, nuk ka lidhje me ndikimin politik mbi gjyqësinë dhe prokurorinë. “Burgosja e Dugollit është akt politik nga autoritetet serbe …

Më shumë...

Hysa: Nga 17 prilli kufiri Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka njoftuar opinionin se me 17 prill do të hyjë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për kalimin e kufirit Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime. Ai ka bërë me dije se qytetarëve të të dyja vendeve nuk do t’u nevojitet pasaporta për të kaluar kufirin. …

Më shumë...