leoni

Radio Kosova e Lire

Mblidhet Komiteti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, vlerësohet transparenca e DKA-së dhe diskutohen sfidat e arsimit lokal

Ditë më parë, në ambientet e Drejtorisë së Arsimit, u mbajt takimi i Komitetit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit me ç’rast u diskutuan një varg çështjesh dhe iniciativash që do të ndërmerren nga kjo trupë. Kryesuesja e këtij Komiteti, Flora Sejdiu Abdullahu paraqiti pikat e rendit të ditës që …

Më shumë...

Komuna e Meyrinit dhe e Malishevës zotohen për forcimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave

Ka përfunduar vizita e delegacionit nga Komuna e Meyrin, kantoni i Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafir të Komunës së Malishevës, dhe kanë qëndruar në vendin tonë për tri ditë, ku kanë vizituar dhe janë njohur me vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet …

Më shumë...

Kryetari Jashari uron Ditën e Kushtetutës

Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Kosovës, duke e quajtur atë si shpirtin e shtetit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk është thjesht vetëm një dokument ligjesh, por është shpirti i shtetit tonë që vë në lëvizje gjithë jetën institucionale, …

Më shumë...

Në Viti shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë dhe atë përmes aktiviteteve të ndryshme. Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë është bërë shpërndarja e fletushkave informative lidhur me shërbimet shëndetësore që ofrohen në QKMF-Viti , …

Më shumë...

Ministri Shala në Emiratet e Bashkuara fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë në konferencën ‘Platforma për Investime Botërore”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po merr pjesë në Konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës. Vizita e ministrit Shala është pasura nga ftesa …

Më shumë...

Zëvendësministrja Krasniqi viziton prodhuesit vendor, thotë se në Kosovë ka prodhime cilësore

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka vizituar fabrikën e prodhimit të fasadave, ngjyrave dhe ngjitësit “Albafiks” në Duhël të Suharekës, ku e njoftoi pronarin e kësaj kompanie për grantet dhe mbështetjen që e bën MTI-ja për prodhuesit vendorë. Krasniqi njoftoi pronarin e kompanisë, Lulzim Bujarin, për grantet e …

Më shumë...

NËNSHKRUHET KONTRATA PËR ASFALTIMIN E RRUGËS BABUSH – TËRN – LUBOC – KOSHARE – SLIVOVË

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, nënshkroi kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”. Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 €. Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda …

Më shumë...

Reçica në Pejë thekson rëndësinë e hapjes së Panairit të Punës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS) në bashkëpunim me GIZ-in gjerman hapën edhe Panairin e Punës në Pejë. Ministri i MPMS-së, Skender Reçica tha se ky panair është i një rëndësie të veçantë ngaqë u jep mundësi punëdhënësve që t’i plasojnë ofertat e tyre dhe punëkërkuesve që përgatitjet arsimore dhe …

Më shumë...

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në bashkëpunim me bizneset ferizajase ofron 500 vende pune me pagë minimale 300 euro

Kredibiliteti i qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka hapur shtegun e bashkëpunimit dhe një klimë ndërveprimi mes institucionit të Komunës dhe bizneseve lokale. Së fundmi, me nismën e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe gatishmërinë e bizneseve lokale, është krijuar një listë …

Më shumë...

U mbajtën aksionet e pastrimit në fshatrat Kabash, Goshicë dhe Fshati i Ri të Vitisë

Me moton “Pastro dhe Ruaj” gjatë këtyre ditëve janë mbajtur aksione të pastrimit në fshatrat Kabash, Goshicë dhe Fshati i Ri të komunës së Vitisë. Në këto aktivitete të pastrimit banorët e këtyre lokaliteteve së bashku me përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë dhe vullnetarë të tjerë kanë pastruar kryesisht …

Më shumë...

Këshilli i kryetarëve të Meyrin-it të Gjenevës, vizituan Komunën e Malishevës

Këshilli i Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger  kanë realizuar vizitën zyrtare në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, Kryesuesi i …

Më shumë...

Kryetari Jashari pritet nga udhëheqësit e OVL-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, zëvendësministri Abdyl Ymeri dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë pritur në një takim në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet në vend. Kryetari Jashari, pas takimit, …

Më shumë...

Ju dha lamtumira e fundit zërit të UÇK-së Fetnete Ramosaj

Qytetarë të shumtë, familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë nga të gjitha viset shqiptarë  në hollin e pallatit “Jusuf Gërvalla”, në Deçan, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish luftëtares së UÇK-së, Fetnete Maxhun  Ramosajt, ndërsa në sallën e po këtij pallati u mbajt mbledhje komemorative, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe …

Më shumë...

FILLUAN PUNIMET NË REKONSTRUKTIMIN E RRUGËS BISHTAZHIN-DAMJAN

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan. Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e tij është rreth 1.6 milionë euro. Banorëve të kësaj zone, Ministri Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do …

Më shumë...

Ministrja Zivic premton përkrahje për afaristët e Kosovës

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic së bashku me bashkëpunëtorët e saj priti në një takim përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës, ku kanë diskutuar lidhur me kërkesat e odës për ndryshimin e legjislacionit që ka të bëjë me shfrytëzimin e tokave pyjore. Me këtë rast, ministrja …

Më shumë...

Ministri Gashi organizon akademi përkujtimore për heroin e Kosovës Xhemaijli Berisha

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u mbajt akademi përkujtimore për nderë të 30 vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, prof. Xhemajli Berisha. Me këtë rast, ministri Gashi, tha se “Lëvizja  …

Më shumë...