Radio Kosova e Lire

Hasani: Autoritetet e Shqipërisë po ju bëjnë pengesa të panevojshme disa bizneseve të Kosovës

Hasani

Duke folur për shkëmbimet e mallrave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri ynë i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka deklaruar se autoritetet e Shqipërisë u bëjnë pengesa të panevojshme disa bizneseve të Kosovës. Ne e kemi ngritur këtë shqetësim disa herë te autoritetet përkatëse të Shqipërisë dhe nëse …

Më shumë...

Ferizaj shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe drejtorët e drejtorive komunale, në prag të 22 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës kanë zhvilluar një aktivitet simbolik në sheshin para komunës, duke mbjell lule dhe drunj dekorativ. Me këtë rast, …

Më shumë...

Inspektohen punimet në rrugën “Sali Çekaj”

Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili kanë inspektuar punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sali Çekaj”, rrugë kjo …

Më shumë...

DASH: Serbia ka vazhduar të mbajë disa nga strukturat e saj paralele në komunat me shumicë serbe në Kosovë

DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin në të cilin flitet edhe për vendin tonë. Në Raport në mes tjerash thuhet se situata e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës ka kufizuar lirinë e lëvizjes si dhe ka pamundësuar kthimin në pronat e tyre të personave të zhvendosur. Në raport …

Më shumë...

Reshitaj: “Suharekën ta marrin shembull edhe Komunat tjera”

E impresionuar me punën që po behet në këtë Komunën e Suharekës dhe e kënaqur nga pamjet që ajo ka hasur gjatë këtij aksioni, në një konferencë për media , ministrja e Ambientit Albena Reshitaj, ka deklaruar se kjo çka po bëhet në Suharekë, do të ishte mirë të bëhej …

Më shumë...

IRSHP koordinon aktivitete me komunën për EHKK

Është mbajtur një takim pune mes Komunës së Malishevës, përkatësisht shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), i kryesuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren, i kryesuar nga drejtoresha Nurishahe Hulaj. Qëllimi i këtij takimi ishte …

Më shumë...

Malisheva organizoi aktivitete të ndryshme për ditën e tokës

Organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Malishevë, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, si mbjellje e drunjve në oborrin e komunës dhe në hapësirën te varrezat e dëshmorëve, ngjyrosja e …

Më shumë...

Kryetari Jashari priti në takim ish-Ambasadorin në SHBA Mal Berisha

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani Drejtor Ekzekutiv në kompanin e sigurimeve “Sigal”, Mal Berisha, së bashku me komandantin e stacionit policor në Skenderaj, Basri Durmishi, dhe bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi, Kryetari Jashari, e njoftoi me prioritetet …

Më shumë...

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Skenderajt, mbajti mbledhjen e radhës, në këtë mbledhje të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës Bekim Jashari, Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, Kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti, Drejtorët e Drejtorive, Anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa, përfaqësues të OSBE-së, si dhe mediat. Gjatë kësaj …

Më shumë...

Reçica: S’do ndalemi derisa punëtori ynë të ketë siguri në punë

MPMS lanson fushatën vetëdijësuese, “Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha”, që ka për qëllim parandalimin e rrezikut dhe aksidenteve në vendin e punës. Me këtë rast, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka vizituar kompanitë e ndërtimeve, Agro Trade-Fidola Construction dhe Dreni Sh.p.k, ku ka takuar punëtorët dhe pronarët …

Më shumë...

Ministrit Reçica i premtohet bashkëpunim i plotë nga Kroacia

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanović, me të cilën u dakorduan për intensifikim të proceseve në lidhje me disa çështje të rëndësishme. Ministri Reçica dhe ambasadorja Kapitanović diskutuan rreth marrëveshjes për punësim sezonal të qytetarëve të Republikës së …

Më shumë...

U INAUGURUA FILLIMI I PUNIMEVE PËR ZGJERIMIN E “RRUGËS RAJONALE R102, SEGMENTI KOMORAN-MARINË”

Në fshatin Polluzhë, u inaugurua fillimi i punimeve për zgjerimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Marinë”. Në prani të qytetarëve dhe shumë personaliteteve të jetës politike dhe kulturore në vend, në fjalimin e tij, Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha: “Jemi mbledhur sot këtu, në këtë vend …

Më shumë...

Ministri Gashi: Rikthimi i Kosovës në Bienalen e Venedikut me rrëfim për vitet e 90-ta

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në konferencën e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare, Bienalen e Venedikut. Në këtë konferencë, ministri Gashi tha se që nga momenti kur MKRS-ja ka …

Më shumë...

Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takime të ndara gratë e Krushës që merren me në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve dhe përfaqësueset e komitetit të grave të verbra të Kosovës. Ministri Hasani iu ka ofruar mbështetje grave të Krushës në rritjen e prodhimit vendor …

Më shumë...

Në Ditën Botërore të Tokës pastrohet dhe mbillen fidanë në Rahovec

Në kuadër të angazhimeve për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Rahovecit, organizojnë aktivitete të përbashkëta edukimi dhe pastrimi. Në bazë të agjendës së përcaktuar aktivitetet nisin në orën 10 në parkun e qytetit në Rahovec, ku ishte i pranishëm edhe …

Më shumë...

Takim pune për Projektin e Rrugës “Brigada 123”

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në koordinim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim si dhe stafin profesional në nivel komunal, mbajti takim me Kontraktorin-Kompanin projrktuese “Eng-Idea” nga Suhareka. Në këtë takim u diskutua analiza e gjendjes në teren si dhe propozimi për zgjidhjen e mundshme më të mirë …

Më shumë...