Radio Kosova e Lire

Ministri Bytyqi hapi edicionin e 12-të të Panairit të Edukimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka hapur  edicionin e 12-të të Panairit të Edukimit, të cilit këtë vit i është shtuar edhe pjesa e turizmit dhe sportit dhe do të jetë i hapur për vizitorë gjatë datave 19 dhe 20 prill 2018. Në ceremoninë solemne të këtij …

Më shumë...

Nis jetësimi i projektit çdo familje nga një të punësuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, së bashku me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar takime dhe diskutime me familjet përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale, në komunat, Therandë dhe Prizren. Qëllimi i takimit ka të bëjë me projektin e MPMS-së, lidhur me punësimin e …

Më shumë...

Nënshkruhet marrëveshja në kuadër të angazhimit për fuqizimin e rinisë përmes edukimit jo-formal

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me  organizatën joqeveritare “George Williams Associaton in Kosovo”. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella në mes të MKRS-së dhe OJQ George Williams Association in Kosovo në fuqizimin e rinisë në …

Më shumë...

U shpërnda farë misri për afro 500 fermerë ferizajas

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Bujqësisë ka bërë shpërndarjen e farës së misrit për afro 500 fermerë të komunës së Ferizajt. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj Burim Bajrami, u shpreh se planifikimi për shpërndarjen e farës së misrit është bërë qysh nga viti i kaluar …

Më shumë...

Pronarët e bizneseve mirëpresin projektin për Qarkoren e Qytetit të Gjakovës

Është mbajtur dëgjimi publik me pronarët e tokave që do të jenë pjesë e shpronësimit në kuadër të projektit për zgjerimin e segmentit të parë të rrugës Gjakovë – Prizren, përkatësisht segmentit prej rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Gjakovës deri tek “Ura e Nakarades”. Prezantimin e projektit e …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete në Han të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018

Anëtarët e Komiteti për Komunitete në komunën e Hanit të Elezit kanë mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018 dhe kanë shqyrtuar disa pika si: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2018. Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e bursave. Shyrtimi …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË: KRIZA E KLINIKAVE TË QKUK-SË, SI PASOJË E MUNGESËS SË PROFESORËVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: Kriza e klinikave të QKUK-së, si pasojë e mungesës së profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë, në të cilën u diskutua për mungesën e kuadrove në klinikat e QKUK-së, ku sipas të dhënave të prezantuara …

Më shumë...

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës “Lisi i Haxhisë” në Sadovinë të Jerlive

Në Sadovinë e Jerlive filluan punimet parapërgatitore në asfaltimin e rrugës “Lisi i Haxhisë”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe banorë të këtij lokaliteti kanë qenë të pranishëm në fillimin e këtyre punimeve. Banorët e këtij lokaliteti e falënderuan kryetarin Haliti duke …

Më shumë...

Të gatshëm për fillimin e Fushatës së pastrimit

Këshilli Organizativ për aksionin e Fushatës së pastrimit të ambientit në komunën e Suharekës, ka mbajtur Takimin e dytë ku ka analizuar përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e këtij aksioni. Kryetari Muharremaj edhe një herë ka analizuar përgatitjet që janë bërë dhe ka urdhëruar që ky aksion të zhvillohet …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i serrave për bujqit e Komunës së Malishevës

Në kuadër të subvencioneve në bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për bujq. Në fillimin e punimeve për ndërtimin e serrave, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe e uruan …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PRITI ANËTARËT E RINJ TË KËSHILLIT SHTETËROR TË CILËSISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim njoftues anëtarët vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët u ratifikuan nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që kanë në të ardhmen. Me këtë rast, ministri Bytyqi ka uruar anëtarët e rinj …

Më shumë...

MPMS ndan 30 certifikata për të rinjtë e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli mori pjesë në ndarjen e 30 certifikatave për të rinjtë me sindromin down në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve me sindromën Down”, projekt ky i nënshkruar muaj më parë në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatës “Down …

Më shumë...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve po shënohet në kuadër të vitit të trashëgimisë kulturore evropiane, duke inkurajuar me shumë angazhim në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin …

Më shumë...

Ministri Hasani fton bizneset e huaja të investojnë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në hapjen e “Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar- Prishtina 2018”, me bashkëpunëtorët e tij. Ministri Hasani ka thënë se ky panair është një mundësi e mirë për promovimin e ambientit ekonomik të Kosovës dhe krijon ura bashkëpunimi në mes kompanive vendore …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët Visar Hoti dhe Safet  Latifi

Në vendin e rënies në bjeshkët e fshatit Zatriq dhe tek varret e dëshmorëve në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, në 19-të vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Visar Hoti dhe Safet  Latifi nga fshati Ratkoc. I pranishëm në homazhe ishte edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi …

Më shumë...