Zamir Qeriqi

Dy krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin

Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u kanë vazhduar paraburgimi. Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatit të tyre për mbrojtjen në liri, duke lënë në fuqi kështu masën e paraburgimit,  derisa të shpallet aktgjykimi për ta. Pritet që ata brenda një periudhe …

Më shumë...

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë të jetë në rend dite në seancën e 28 prillit

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pas përplasjeve mes Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë të jetë në rend dite në seancën e 28 prillit. Drejtoria për media e Kuvendit njofton se në seancën plenare do të jetë pikë e rendit të ditës propozimi i 40 deputetëve për Komisionin Hetimor.  “Të enjten, më 28 …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq, tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare me Rusinë

Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Në një intervistë për Financial Times më 21 prill, ai tha se Beogradi nuk “do të zgjedhë anë” pavarësisht …

Më shumë...

Antonio Guterres, kërkoi një takim të veçantë me kryetarin rus, Putin në Moskë, dhe atë ukrainas, Zelensky, në Ukrainë

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  ka kërkuar një takim të veçantë me kryetarin rus Vladimir Putin në Moskë dhe atë  ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë ku do të diskutojnë nevojën urgjente për arritjen e paqes. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i OKB-së,  Guterres do …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi

Në seancën e së mërkurës, dje në gjykimin për krime lufte kundër  Salih Mustafës në Gjykatën Speciale Hagë është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi. Aa thënë para trupit gjykues  se nuk ka shumë njohuri për njësitin BIA dhe se Mustafën e takoi gjatë luftës një apo dy …

Më shumë...

Komanda Ushtarake Amerikane në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të FSK-së dhe Forcave Speciale amerikane

​Kuvendit të Kosovës i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Forcave Speciale amerikane. Njësia Speciale e Ndërhyrjes së shpejtë e FSK-së është trajnuar sot nga Forcat Speciale të ushtrisë amerikane për teknikat e bartjes së të plagosurve. “Njësia …

Më shumë...

Krekoset Vjosa Osmani: Ndër vendimet më të mira që kam marrë si presidente është shkarkimi i Valdete Dakës

Kryetarja, Vjosa Osmani, i ka kërkuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, të japë dorëheqje nga pozita e saj

Zonja, Vjosa Osmani, është deklaruar edhe një herë lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo thotë me krekosje dhe prepotencë se shkarkimi i Valdete Dakës ishte ndër vendimet më të mira që kam marrë si presidente.  Valdete Daka, ka theksuar se …

Më shumë...

Evrodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian

Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, mirëpriti publikimin e strategjisë së BE-së pavarësisht derës së mbyllur

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e zonjës, Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021. Në raport, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian …

Më shumë...

Brukseli ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve

Targat

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, derisa  kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje. Të mërkurën dhe enjten (20 dhe 21 prill) në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të …

Më shumë...

L. Abdixhiku: Pozita me arrogancën e numrave ndalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se shumica  parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se kjo ishte një kërkesë legjitime e opozitës për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. …

Më shumë...

Ilir Ibrahimi: Vjosa Osmani e Albin Kurti ende nuk kanë arritur që të sigurojnë një takim të rëndësishëm me amerikanët

Ilir Ibrahimi

Analisti Ilir Ibrahimi është shprehur i shqetësuar lidhur me raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se tre senatorë shumë të rëndësishëm amerikanë vizitojnë Beogradin vetëm pak ditë pasi ambasadori i Serbisë pritet nga presidenti Biden. Ibrahimi thotë se presidentja Vjosa Osmani dhe …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, por qeveria aktuale është e përgatitur për këtë proces

Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, vlerëson se Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, shtuar se qeveria e tanishme është e përgatitur për këtë proces. “Siç e dimë kjo marrëveshje vjen pas dy zhvillimeve të jashtëzakonshme në Kosovës – shpallja e pavarësisë më 2008 dhe pastaj vendimi Gjykatës …

Më shumë...

Senatorët amerikanë i kuptojnë lidhjet historike mes Serbisë e Rusisë, por vazhdojnë ta mbështesim atë në rrugën drejt BE-së

Rusia Serbia

Senatorët amerikanë:  Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, gjatë një konference për media në Beograd theksuan se në këtë moment historik është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë dhe t’i kërkojnë llogari për veprimet e saj në Ukrainë. Senatorja …

Më shumë...

Taulant Balla: Deputetët e shumicës sot dorëzojnë zarfet me tre emra për kandidatët e tyre për kryetar të Shqipërisë

Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë,  Taulant Balla, ka thënë se deputetët e shumicës do të dorëzojnë nesër zarfet me tre emra për kandidatët e tyre për kryetar të Shqipërisë. “Nesër, ne do marrim propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS. Në …

Më shumë...

Kastrioti ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve u mungojnë disa shërbime bazë, pasi mungon zyra e një noteri

Kastrioti ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve u mungojnë disa shërbime bazë, pasi mungon zyra e një noteri

Ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve të Obiliqit po u mungojnë disa shërbime bazë e të nevojshme, për shkak se këtu mungon  zyra e një noteri. Pakënaqësi për këtë kanë vet qytetarët të cilët ballafaqohen me këtë problematikë. Njëri prej qytetarëve thotë se këto shërbime përpos Prishtinës ua ofron …

Më shumë...

Kommersant: Serbia po sulmohet nga të gjitha anët, Perëndimi por edhe Rusia janë të pakënaqur me Aleksander Vuçiqin

Vucic

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, në të cilat fitoi Vuçiqi dhe partia e tij  presioni ndaj Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë papritmas u rrit dhe për herë të parë gjatë krizës ukrainase pakënaqësi shfaqi edhe Moska, shkruan e përditshmja e Moskës “Kommersant”. Në një artikull të …

Më shumë...