Brickos

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, kërkon që seancat në këtë proces gjyqësor të jenë sa më shumë publike, jo të mbyllura

Avokati i Pjetër Shalës, Zhan Lui Gilissen, ka kërkuar që seancat në këtë proces gjyqësor të jenë sa më shumë publike. Sipas tij, një gjykim duhet të publik për të qenë i drejtë, por duke mos përjashtuar kujdesin e sigurisë për të dhënat identifikuese të dëshmitarëve. Në fillim të seancës, Gilissen ka folur rreth vendimit të Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në gjykatore dhe sipas tij një gjë e tillë po ndodh për shkak se pjesa më e madhe e dëshmive po mbyllen për publikun. Sipas tij, Pjetër Shala kishte kontaktuar të martën me disa të njohur në Belgjikë e të cilët kishin thënë se nuk po kuptojnë asgjë nga ajo çfarë po ndodh në sallën e gjyqit, për shkak të dëshmia po dëgjohet në seancë private.  E takova dje në mbrëmje në objektin e paraburgimit, ishte shumë e vështirë të flisje me të, dhe dje humbëm, Shala nuk e ndoqi seancën, mund të them që sistemi gjyqësor po ashtu e humbi  Pjetër  Shalën,  është e dëshirë e tij  të jetë i pranishëm, ai dëshiron të jetë i pranishëm gjatë seancave. Kur ai më shpjegoi, dhe unë jam shumë i ndjeshëm, sepse është shumë delikate. Ai  vlerëson që jemi të gjithë profesionistë dhe duhet ta mendojmë nga një pikëpamje më e gjerë, më tha se ajo që ndjeu ai, mbase për mirë apo për keq, ishte shumë e dhimbshme për të që po dëgjonte shumë nga gjërat që nuk po thuheshin në publik, ka thënë avokati i  Pjetër Shalës, Zhan Lui Gilissen.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …