Banorët e Bulqizës të shqetësuar nga tërmetet e njëpasnjëshme

Banorët e Bulqizës po ndjehen të shqetësuar nga tërmetet e njëpasnjëshme. Brenda 48 orëve, ky vend është goditur shtatë herë, ku më i fuqishmi ishte 4.5 shkallë të rihterit.  Duke folur për dëmet e shkaktuara nga to, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla,  ka deklaruar se dëme janë shënuar pothuajse në të gjitha njësitë administrative, ku mes tyre veçohet dëmtimi i dy pallateve në Bulqizë dhe dy në Krastë. Deri tani është raportuar për 62 shtëpi të dëmtuara në masë të ndryshme ndërsa nga frika se në të ardhmen mund të ketë dridhje edhe më të fuqishme, banorët po kërkojnë të ju sigurohen tenda për strehim.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi reagon për ligjin e mbrojtjes së të akuzuarve në gjykatën speciale

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar …