Bombën në palestrën sportive në Zubin Potok e kanë hedhur serbët

Bombën në palestrën sportive në Zubin Potok e kanë hedhur serbët

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vërtetuar se bombën në palestrën sportive në Zubin Potok, në orët e para të mëngjesit të së dielës, e kanë hedhur serbët. Ai, megjithatë, i ka porositur ata që e hodhën bombën se do të luftojë edhe për ta dhe familjet e tyre. “Përgjigjja ime këtyre serbëve tanë, të cilët në këtë mënyrë dëshirojmë të më presin, është se do të luftoj edhe për ju dhe familjet tuaja, që të jetoni në tokat tuaja dhe të jeni të lumtur dhe më të kënaqur se sot, ka thënë Vuçiq gjatë fjalimit të tij në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresiste Serbe, në Zubin Potok. Ai ka shtuar se lidhur me këtë çështje nuk do ta thotë më asnjë fjalë. Gjatë ditës, zëvendës-drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, ishte hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok, ku parashihej që Vuciq të mbajë një fjalim.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …