Burim Ramadani

Burim Ramadani vlerëson lartë praninë e Kosovës në Samitin e NATO-s

Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani ka deklaruar  se prania e Kosovës në suaza të Samitit të NATO-s është një simbolikë e rëndësishme, duke  shprehur keqardhje për mungesën e avancimit në përmbajtjen e raporteve Kosovë-NATO, në një kohë kur kjo është e domosdoshme. Angazhimet e reja operacionale Kosovë-NATO janë të mundshme dhe të argumentueshme, nëse Kosova do të kishte një Platformë Nacionale të fortë për komunikim me NATO-n. Ai gjithashtu ka shtuar se në komunikimin me Stafin Ndërkombëtar në NATO, Kosova duhet të paraqitet me profesionalizëm, ndërsa në bashkëpunimin me shtetet kryesore të NATO-s, veçanërisht SHBA-në, duhet të ketë një qasje strategjike të qartë. Komunikimi me NATO-n nuk duhet të jetë lojë taktike, por kërkon një nivel të lartë profesionalizmi dhe orientim të qartë strategjik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …