Kur u dha kushtrimi i lirisë, si shumë të rinj shqiptarë që iu përgjigjen zërit të atdheut, edhe Fehmiu ishte njëri ndër ata trima, i cili pa hezitim rroku armën dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fehmiu lindi në fshatin Kizharekë të Drenicës, në një familje të …
Më shumë...Dëshmorët
Enver Milazim Bytyçi (17.10.1982 – 15.10.1998)
Gjatë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në altarin e atdheut kanë rënë edhe shumë nxënës dëshmorë, të cilët lanë shkollimin dhe iu përgjigjën kushtrimit të legjendarit, Adem Jashari, për të luftuar kundër okupatorit serb dhe për ta çliruar Kosovën nga robëria shekullore. Në mesin e tyre ishte edhe, …
Më shumë...Zymer Halim Goxhuli (10.1.1965 – 14.10.1998)
Familja Goxhuli i Makërmalit të Drenicës është e njohur për mençuri dhe trimëri. Nga kjo familje ishte plaku i fiseve, satiriku i mirënjohur popullor, por edhe krijuesi i shumë këngëve të trimërisë, Dervish Goxhuli. Luftës çlirimtare të Shaban Palluzhës, burrat e këtij fshati i dhanë shumë luftëtarë. Nga presioni dhe …
Më shumë...Abedin Sokol Rexha (8.7.1969 – 8.10.1998)
Abedin Rexha, lindi me 8 korrik të vitit 1969 në në fshatin Vojnik, të komunës së Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skënderaj, kurse studimet i vijoj në fakultetin Xehtaro-Metalorgjik, në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe …
Më shumë...Musa Xhafer Hajrizi (20.8.1975 – 6.10.2000)
Fshati Strovc i Vushtrrisë, i njohur për rezistencë kundër pushtuesve të ndryshëm, luftës heroike të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Jashar Jashari, i njohur si Komandant Duraku, Januz Jasharin, Xajë Jasharin, Hamdi Hajrizin, Enver Tahirin, Nazmi Aliun dhe Musa Hajrizin. Musa Hajrizi, lindi më 20 gusht 1975, …
Më shumë...Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 – 30.9.1998)
Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas rinisë përparimtare liridashëse të Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare iu përgjigjen edhe disa punëtorë humanitarë dhe mjekë të njohur si: Shpëtim Robaj, Lec Leci-Gradica, Hafir Shala( i zhdukur), Izet Hima, Igballe Oshlani, Vesel Elezi, Blerim Dema, Fahredin Hoti, Masar Radoniqi, Faton Huma, …
Më shumë...Eset Xhafer Ibishi (9.6.1969 – 30.9.2000)
Rajoni i Mitrovicës dhe Shalës së Bajgorës gjatë gjithë historisë ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për liri dhe çlirim kombëtar sipas konceptit kombëtar të Rilindësve. Kështu ndodhi edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një kapitull më vete në historinë …
Më shumë...Ferki Ali Aliu (3.5.1970 – 29.9.1999)
Të shumtë janë bijë e bijat e këtij kombi që janë rritur që nga fëmijëria të jenë në ballë të kauzave dhe preokupimeve të cilat e mundojnë atdheun. I tillë ishte vigani dhe burrë-trimi i rrallë që ka lindur mbi këtë tokë, dëshmori i kombit, Ferki Aliu nga Pantina e …
Më shumë...Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 – 28.9.1998)
Nazim Terziu lindi më 8 tetor të viti 1977, në fshatin e quajtur Sllatina e Lepencit. Kjo familje ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare liridashëse, ishte e varfër ekonomikisht. Përveç kësaj familja Tërziu, për shkak të qëndresës dhe kundërshtimit që i kishte bërë pushtetit okupator ishte në shënjestër …
Më shumë...Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 – 28.9.1998)
Dëshmori Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të komunës së Vitisë. Ditët e fëmijërisë i kaloi në një rreth të gjerë bashkëmoshatarësh të fshatit e të kushërirëve. Duke qenë me moshë të përafërt, veçanërisht i lidhur ishte edhe me dy djemtë e tezeve, …
Më shumë...Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 – 28.9.1998)
Lulëzim Guta u lind më 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suharekë), në një familje me tradita intelektuale e patriotike. Shkollën fillore e kreu në Therandë, ndërsa të mesmen në Prizren, dega e mjekësisë së përgjithshme. Në bankat e shkollës fillore, Lulëzimi ishte nxënës shembullor, me mësime e sjellje. …
Më shumë...Gursel Hetem Sylejmani (1.11.1961 – 28.9.1998)
Duke parë sjelljet, qëndrimin dhe fjalët e Gurselit, shpeshherë mendoja dhe i thosha vetes: ky djalë nuk mund të jetë i tjetërkujt, përveçse i lirisë, me këto fjalë, nëna e tij, Sofia, përmbledh tërë atë që mund të thuhet për shpirtin liridashës e kombëtarisht të formuar të dëshmorit Gursel Sylejmani. …
Më shumë...Sejdi Muharrem Sejdiu (8.7.1960 – 28.9.1998)
Sejdi Sejdiu ka lindur më 8 korrik të vitit 1960, në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt. Ai ishte rritur, si fëmijë i hareshëm dhe plot vrull. Ndër fëmijët e lagjes ishte dalluar me frymën e guximit e të iniciativës, në lojë dhe në aventurat e tjera fëmijërore. Në moshën …
Më shumë...Bashkim Ramush Vishi (18.5.1977 – 28.9.1998)
Më 18 maj të vitit 1977, në shtëpinë bujare e atdhetare të Ramush Vishit, në Dubravë, u dha lajmi për lindjen e djalit, trashëgimtarit të familjes, vëlla i pesë motrave, djalë i dëshirit. Djalin e pagëzuan me emrin Bashkim, një aspiratë e kahershme e liridashësve të Kosovës në përgjithësi e …
Më shumë...Kemajl Ruzhdi Hetemi (10.2.1968 – 28.9.1998)
Kemajli lindi më 10 shkurt të vitit 1968 në Ferizaj. Babë Ruzhdiu dhe nënë Habibja, u përkujdesën duke punuar me mund e djersë, për të krijuar kushte për edukimin dhe rritjen e mbarë të tre bijve të tyre. Mësimet fillestare Kemajli i kreu në shkollën tetëvjeçare “Tefik Çanga” në Ferizaj. …
Më shumë...Sadri Shaban Lokaj (26.4.1979 – 27.9.1998)
“Amanet baba Shaban: Lypma trupin kah e kam! Çom’ te Kulla n’at Gllogjan, Çom’ te Kulla në oborr Edhe gjoma ni vend për vorr!” (kushtuar Sadri Lokajt, nga rapsodi popullor) Se ç’rëndësi ka varri për familjen e luftëtarit të lirisë që bjen heroikisht në fushëbetejë, dëshmon prezenca e motivit të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
