Rrugët magjistrale, rajonale dhe rurale gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut ishin pikat më të shtrenjta në të cilat që prej 24 prillit të vitit 1998 pozicionoheshin njësitet elite të policisë serbe, të ushtrisë dhe paramilitarët e ndihmuar prej argatëve shqipfolës që ia kishin …
Më shumë...Dëshmorët
Hajrullah Sylejman Abdullahu (1.1.1949 – 3.4.1999)
Hajrullahu u lind në 1 janar të vitit 1949 në fshatin Krilevë të Malësisë së Gollakut. Ishte djali i parë nga dhjetë bijtë dhe bijat e prindërve Sylejman e Halime Abdullahut. Babai e kishte pagëzuar me emrin e vëllait të tij, Hajrullahut, i cili luftoi dhe ra trimërisht më 1944 …
Më shumë...Jahir Shaban Mazreku (24.6.1967 – 3.4.1999)
“Maja e Kikës” gjendet afër fshatrave: Burim, Astrazup e Gurbardh, por jo larg Turjakës e Zatriqit, dhe për forcat serboçetnike që zhvillonin gjenocidin mbi fshatrat shqiptare, “Maja e Kikës” shënonte pikën me rëndësi strategjike, pasi që prej 25 marsit të vitit l999, nëpër dhijaret e kësaj kreshte që kalonin bri …
Më shumë...Kujtim Avdyl Qallakaj (3.4.1978 – 3.4.1999)
Dëshmori Kujtim Qallakaj u lind më 3 prill të vitit 1978, në fshatin Baballoç të Deçanit. Prindërit etij, Avdyl e Fane Qallakaj i kishin gjashtë fëmijë, katër djem e dy vajza. Kujtimi ishte më i vogli ndër vëllezërit. Qysh i ri mbeti jetim, pa babain. Shkollën fillore e kreu në …
Më shumë...Maliq Mehmet Sopaj (20.6.1969 – 3.4.1999)
Dëshmori i kombit, Maliq Sopaj është i lindur më 20 qershor të vitit 1969 ë fshatin Jançisht të Llapushës, komuna e Malishevës. Bahkëshortët Mehmet e Miradije Sopaj lindën dhe rritën: Halilin, Mujën, Miftarin, Avdylin, Sadikun dhe Maliqin, dëshmor i kombit që la pas bashkëshorten, Fatimen, me të bijtë Mehmetin dhe …
Më shumë...Arton Ahmet Mehmetaj (11.10.1979 – 3.4.1999)
Arton Mehmetaj është njëri ndër luftëtarët e dalluar të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” të UÇK-së, i cili ra heroikisht në vijën e parë të frontit në luftë për liri. Ai, si shumë bashkëmoshatarë të tij ishte i vetëdijshëm se çlirimi i Kosovës nga sundimi serb mund të bëhej realitet vetëm …
Më shumë...Hysen Rifat Sopaj (6.3.1972 – 3.4.1999)
Më 3 prill të vitit 1999, ditë e shtunë, kah ora 3:00, Hysen Sopaj së bashku me një grup shokësh ishte duke kaluar një pikë mjaft strategjike, e cila ruhej me të gjitha mjetet luftarake të armikut. Ky korridor siguronte kalimin e banorëve të fshatrave në të djathtë të rrugës …
Më shumë...Asllan Pireva (1961 – 1981)
Asllan Shahin Pireva u lind në vitin 1961, në fshatin Prapashticë. Për shkaqe ekzistenciale, babai i tij me krejt familjen shpërngulet në Prishtinë, në vitin 1966. Në vitin vijues shkollor Asllani regjistrohet në shkollë fillore “Emin Duraku” të Prishtinës. Babai i tij, Shahini kishte qenë shtatëvjeçar në kohën kur regjimi …
Më shumë...Naser Hajrizi ( 1962 – 1981)
Naser Hajrizi u lind më 7 gusht të vitit 1962 në fshatin Henc të Fushë-Kosovës. I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind në Strofc të Vushtrrisë kurse e ëma, Fatime Saliu-Hajrizi ishte me origjinë nga Gradicë të Drenasit (ish Gllogocit). Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat …
Më shumë...Shefket Ahmet Muhadini (1.5.1973 – 2.4.1999)
Shefket Muhadini i takon brezit çlirimtar, që kishte kaluar jetë të rëndë në mërgim, ndërsa kur u dha kushtrimi i Legjendarit Adem Jashari në Prekaz, në fillim marsin e vitit 1998, ai brez atdhedashës la Londrën, Bonin, Parisin, Vjenën, dhe fillimisht mësyu Shqipërinë. Pasi armatosen iu rrekën maleve të Pashtrikut …
Më shumë...Enver Eqrem Duraku (22.1.1979 – 2.4.1999)
Luftimet e shpeshta e të vrazhda në arealen luftarake të Anadrinit, aksionet e njëpasnjëshme të luftëtarëve të lirisë në Zonën Operative të Pashtrikut, veçanërisht në aksin rrugor të magjistrales Prizren – Gjakovë e të rajonaleve Xërxë – Rahavec – Malishevë e Rahavec – Therandë, si dhe fillimet e bombardimeve të …
Më shumë...Elmi Murat Lestrani (26.6.1976 – 2.4.1999)
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e Drenicës kishte marrë hov sidomos pas Betejës së Legjendarit Adem Jashari dhe Jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Organizimi i pikave të UÇK-së në disa fshatra të Drenicës ishte bërë shumë vjet më parë, ndërsa …
Më shumë...Haradin Asllan Bajrami (12.2.1962 – 2.4.1999)
Haradin Bajrami, djali i Asllanit dhe nënë Sadijes, u lind në fshatin Rreze (ish – Leletiq), të Lypjanit. Ishte pjesëtar i një familjeje të varfër fshatare, por e njohur për trimëri dhe kundërvënie ndaj regjimit okupator serb. Shkollën fillore e kreu në Magurë. Edhe pse në kushte tejet të rënda …
Më shumë...Salih Selman Bytyçi (17.1.1956 – 2.4.1999)
Dëshmori i kombit Salih Bytyçi i xha Selmanit dhe nënë Dinores, i vëllai i Sheremetit, Fahredinit dhe Fadilit, u lind më 17 janar të vitit 1956 në fshatin Shkozë të Llapushës, komuna e Malishevës. Katër klasë të shkollës fillore e kreu në Shkollën Fillore “Shkëndija” të vendlindjes, ndërsa katër klasët …
Më shumë...Sylejman Melit Bytyçi (25.4.1960 – 2.4.1999)
Menjëherë pas Betejës në Prekaz gjatë javës së parë të marsit të vitit 1998, fshatrat e Rrafshit të Anadrinit zënë të organizohen për përgatitjen e një rezistence të armatosur që do të kalojë në instrumentin e forcës, e veçanërisht në fshatrat: Zaçisht, Apterrush e Reti pasi që këto fshatra kishin …
Më shumë...Visar Idriz Miftari (19.3.1981 – 2.4.1999)
Menjëherë pas bombardimeve që Aleanca Veriatlantike bëri mbi pozicionet serboçetnike, në ditët kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të luftonte paksa më çlirëshëm, pasi popullata civile po tërhiqej kah Shqipëria, kriminelët serbë, humbën torruan, hapërojnë kah kufiri. Në “Termopilet shqiptare”, pra në “Grykën e Carralevës”, madje në hyrje ose në …
Më shumë...