Dëshmorët

Jeton Zeqir Dabiqaj (29.1.1975 – 5.6.1998)

Jeton Zeqir Dabiqaj (29.1.1975 – 5.6.1998)

Dëshmori i kombit Jeton Dabiqaj u lind më 29 janar të vitit 1975 në fshatin Prejlep të komunës së Deçanit, në një familje atdhetare. Prindërit Zeqir Idriz Dabiqaj dhe Cyme Halil Përgjegjaj (nga fshati Lumbardh), i lindën tetë fëmijë, pesë djem e tri vajza: Idrizin, Mujën, Kimeten, Nurijen, Sokolin, Ymranin, …

Më shumë...

Beqir Haxhi Qufaj (14.6.1977 – 5.6.1998)

Beqir Haxhi Qufaj (14.6.1977 – 5.6.1998)

Dëshmori Beqir Qufaj, u lind më 14 qershor 1977, në fshatin Prejlep të komunës së Deçanit. Prindërit Haxhi Beqir Qufaj dhe Sanije Binak Hoxhaj-Qufaj, bijë e Cërmjanit të Gjakovës, i lindën dhe i rritën gjashtë fëmijë, tre djem e tri vajza: Antigonën, Beqirin, Arditën, Egzonën, Arbenin dhe Shqipërimin. Beqiri ishte …

Më shumë...

Asllan Sefer Berisha (4.3.1965 – 4.6.1999)

Asllan Sefer Berisha (4.3.1965 - 4.6.1999)

 Dhuna milosheviqiane prej vitit 1989 i pati ngulur kthetrat e veta të mprehura nga qëndrimi diktatorial i kryekriminelit dhe u shtri në çdo pore e segment “, të jetës urbane e rurale të Kosovës: në polici, në shëndetësi, në informim, në arsim, në urbanizëm, në kulturë dhe sidomos në zhvillimin …

Më shumë...

Shefki Fetah Salihu (22.2.1950 – 3.6.1999)

Shefki Fetah Salihu (22.2.1950 – 3.6.1999)

Shefki Salihu u lind më 22 shkurt të vitit 1950, në Vërbicë të Zhegocit, komuna e Gjilanit. Ishte fëmija i gjashtë nga prindërit Fetahu e Sabilja, të cilët sollën në jetë dhe rriten me mund e vështirësi nëntë fëmijët e tyre, pesë vëllezër dhe katër motra. Ai mësimin fillor e …

Më shumë...

Kemal Hisni Kolshi (27.7.1966 – 3.6.1999)

Kemal Hisni Kolshi (27.7.1966 – 3.6.1999)

Dëshmori Kemal Kolshi u lind më 27 korrik 1966 në fshatin Doganaj, të komunës së Kaçanikut. U lind dhe u rrit në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Kemali ishte fëmija i dytë i Isniut dhe Farijes. Në …

Më shumë...

Zejnullah Rrahim Zejna (27.7.1967 – 3.6.1999)

Zejnullah Rrahim Zejna (27.7.1967 – 3.6.1999)

Fshati Sojevë i komunës së Ferizajt, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorë e martirë, në mesin e tyre edhe luftëtarët e lirisë, Zejnullah Zejna, i cili ka rënë në Zonën Eperative të Pashtrikutdhe Ramadan Rexhepi-Komandant Adidasi. Gjatë luftës, forcat ushtarake dhe policore serbe martirizuan Haxhere Nebihun, …

Më shumë...

Besim Shyqri Sopa (4.12.1980 – 3.6.1999)

Besim Shyqri Sopa (4.12.1980 – 3.6.1999)

Besim Sopa u lind më 4 dhjetor të vitit 1980, në fshatin Gjyrkoc të komunës së Shtimes. Mësimet fillestare i mori në shkollën e fshatit ndërsa shkollën e mesme e kreu në Shtime. Babai i tij, Shyqriu, punonte në Zvicër dhe familjes i kishte krijuar kushte ekzistenciale, por edhe kushte …

Më shumë...

Altin Sadri Haskaj (24.5.1978 – 3.6.1998)

Altin Sadri Haskaj (24.5.1978 – 3.6.1998)

Dëshmori Altin Haskaj u lind më 24 maj të vitit 1978, në fshatin Irzniq (tash Rrezar) të Deçanit, në një familje të ndershme e bujare dhe me tradita atdhetare. Altini ishte gëzimi i parë i prindërve Sadri Hazir Haskaj dhe Shkurte Shala-Haskaj, të cilët i lindën e i rritën pesë …

Më shumë...

Selman Tahir Dukaj (8.11.1960 – 3.6.1998)

Selman Tahir Dukaj (8.11.1960 – 3.6.1998)

Dëshmori Selman Dukaj u lind më 8 nëntor të vitit 1960 në fshatin Drenoc të Deçanit. Gjiri i tij familjar edhe më herët kishte dhënë dëshmorë lirie. Musë Beqë Dukaj, si luftëtar i formacioneve që angazhoheshin për formimin e Shqipërisë Etnike, gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte rënë dëshmor në …

Më shumë...

Rexhep Musë Mazrekaj (21.1.1959 – 3.6.1999)

Rexhep Musë Mazrekaj (21.1.1959 - 3.6.1999)

Rexhep Mazrekaj u lind më 21 janar të vitit 1959 në Drenoc të Deçanit. Gjatë regjimeve serbe, rrethit familjar të Rexhepit i janë vrarë disa burra nga dora e pushtuesit serb, ndërsa dy prej tyre kanë rënë dëshmorë në luftën çlirimtare: Rexhep e Arsen Mazrekaj. Kështu, në vitin 1913, me …

Më shumë...

Shaip Emin Kalludra (10.2.1952 – 3.6.1999)

Shaip Emin Kalludra (10.2.1952 - 3.6.1999)

Dëshmori Shaip Kalludra u lind më 10 shkurt 1952 në fshatin Pirq të trevës së Shalës. Prindërit e tij, Emini dhe Shukria patën katër djem e dy vajza. Shaipi shte fëmija i parë i tyre. Pos shkollimit fillor, Shaipi e kreu edhe shkollën e mesme, pas së cilës punoi axhustator …

Më shumë...

Ahmet Ismet Baçaj (25.10.1965 – 3.6.1998)

Ahmet Ismet Baçaj (25.10.1965 – 3.6.1998)

Dëshmori i kombit Ahmet Baçaj u lind më 25 tetor të viti 1965, në fshatin Drenoc të komunës së Deçanit, në një familje të ndershme e atdhetare. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindes, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Prindërit e Ahmetit, Ismeti e Ajmonia …

Më shumë...

Azem Hamit Kastrati (30.3.1958 – 3.6.1999)

Azem Hamit Kastrati (30.3.1958 - 3.6.1999)

Fshati Nekoc i Drenasit, luftës së UÇK-së i ka dhënë tre dëshmorë: Azem Kastratin Hysni Murselin, Gani Kastratin si dhe 14 martirë: Danush dhe Zela Murseli prindërit e dëshmorit, Hysni Murseli, pastaj Shaban Gashi, Nebih Çelaj, Islam Kastrati, Brahim Kastrati, Fatmir Kastrati, Ahmet Syla, Skënder Rrusta, Hanë Zekaj, Hajriz Gashi, …

Më shumë...

Mentor Abdullah Krasniqi (3.10.1973 – 2.6.1999)

Mentor Abdullah Krasniqi (3.10.1973 – 2.6.1999)

Në fshatin Bukosh të Therandës (ish-Suharekë) së Anadrinit, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë 7 dëshmorë dhe 30 martirë të lirisë. Rinia trime e këtij fshati ishte e përgatitur me kohë për të filluar luftën e armatosur kundër okupatorit serb. Radhëve çlirimtare iu bashkuan dhjetëra të rinj, të …

Më shumë...

Adem Zeqir Ukëhaxhaj (15.4.1964 – 2.6.1999)

Adem Zeqir Ukëhaxhaj (15.4.1964 – 2.6.1999)

Adem Ukëhaxhaj lindi me 15 prill të vitit 1964 në fshatin Carrabreg të Komunës së Deçanit nga prindërit Zeqir dhe Ajnishahe Ukëhaxhaj, te cilët sollën në jetë bijtë e bijat: Ademin, Samiun, Mirjeten, Hikmeten, Aliun, Fitneten dhe Luljeten. Shkollën fillore e të mesme i kreu, në Deçan, pastaj shkollën e …

Më shumë...

Faton Vesel Shabani (5.6.1978 – 2.6.1999)

Faton Vesel Shabani (5.6.1978 – 2.6.1999)

Dëshmori i kombit, Faton Shabani, u lind më 5 qershor të vitit 1978 në fshatin Gërdoc të Besianës. Katër klasat e para tç shkollimit fillor i kreu në shkollën e fshatit të vet të lindjes, kurse katër klasat e ciklit të lartë i kreu në shkollën e fshatit Batllavë. Shkollimin …

Më shumë...