leoni

Institucionet

Formohet komisioni për vlerësimin e kontratave për shfrytëzimin e hapësirave përreth Qendrës së Kulturës në Mitrovicë

Në mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe në prani edhe të nënkryetarit për komunitete, Eroll Zekeria dhe drejtorëve të drejtorive komunale, është shqyrtuar vetëm një pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, e që kishte të bëjë me …

Më shumë...

Asfaltohet rruga që lidhë fshatrat Marali dhe Maxharrë

Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Marali dhe Maxharrë. Ky projekt realizohet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve, në rastin konkret, të banorëve të …

Më shumë...

Ka filluar pastrimi i një dege të lumit Mirusha

Ka filluar pastrimi i përroskës, degë e lumit Mirusha, që kalon në një pjesë të qytetit të Malishevës. Kjo përroskë, është një kanal i madh shkarkues i ujërave, që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin Mirusha, ndërsa gjatë shirave, disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë …

Më shumë...

U përkujtua dëshmori Ilir Lushtaku

Në 18 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Ilir Lushtaku. Më këtë rast shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm ka mbajtur aktivitetet përkujtimore e kulturore kushtuar edhe ditës së shkollës. Për jetën dhe veprimtarinë e Ilir Lushtakut ka folur Shaban Lushtaku, ndërsa në …

Më shumë...

Në Gllogjan dhe Deçan është shënuar Epopeja e Dukagjinit

Në përvjetorin e nëntëmbëdhjetë të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Ditës së Dëshmorëve të kësaj Zone, dhe përvjetorin e tetëmbëdhjetë të sulmeve ajrore të Nato-s mbi caqet serbe, nën përkujdesjen e komunës së Deçanit në sheshin e qytetit në Deçan u shënua kjo datë e …

Më shumë...

Suhareka ka përkujtuar  rreth 600 viktimat civile të luftës së fundit

Me një Akademi përkujtimore, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti, Komuna e Suharekës ka përkujtuar  rreth 600 viktimat civile të luftës së fundit në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe 70 qytetarë që u vranë me 26 mars të vitit 1999. Me këtë rast nënkryetari …

Më shumë...

Fabrika e Kërpudhave në Gushafc të Mitrovicës punëson dy persona me sindromën Down  

Me iniciativën e kryetarit të komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri, Fabrika për prodhimin e kërpudhave në Gushafc të Mitrovicës, ”Hirano Mushroom”, ka punësuar dy persona me sindromën Down. Përveç kësaj, kryetari Bahtiri dhe drejtuesi i fabrikës së kërpudhave, Valdrin Lluka, kanë  pritur në ambientet e fabrikës anëtarët dhe udhëheqësit e …

Më shumë...

Në Klinë asfaltohet rruga Shtupel-Ranoc

Ka nisur asfaltimi i rrugës së fshatrave Shtupel-Ranoc të komunës së Klinës, një arterie kjo shumë e rëndësishme e cila krijon lehtësi në lëvizjen e banorëve të kësaj ane dhe lidhje më të shpejt e të lehtë me qendrën e Klinës. Rruga është e gjatë 3 km dhe ka kushtuar …

Më shumë...

Hoti mori pjesë në edicionin e 27-të të Panairit të Librit në Leipzig të Gjermanisë

Në Leipzig të Gjermanisë po mbahet edicioni i 27-të i Panairit të Librit ku po marrin pjesë rreth 2100 botues nga vende të ndryshme të Botës. Edhe përkundër faktit që shtëpitë botuese të Kosovës nuk janë pjesëmarrëse, në këtë edicioni ishte ftuar të marrë pjesë poeti Shpetim Selmani, i cili …

Më shumë...

Në Shupkofc ndërtohet pishinë gjysmë olimpike

Nexhat Çela, një bashkëvendës i lindur në Rashan, por që prej kohësh punon dhe jeton në Vjenë, është pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për ecurinë e punimeve në realizimin e një projekti në fshatin Shupkofc. Pas bisedës në kabinetin e kryetarit …

Më shumë...

Në Mitrovicë u mbajt Konferenca rajonale për zhvillimin e Sektorit Privat

Në kuadër të “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, në Mitrovicë është mbajtur Konferenca Rajonale Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat, në të cilën morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  ministrat Hykmete Bajrami, e Avdullah Hoti, zëvendës ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, …

Më shumë...

Ka përfunduar aktiviteti kulturor “Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri”

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj është mbajtur me shumë sukses aktiviteti tradicional kulturor “Avancimet kulturore Prof.Ajet Beqiri”, aktivitet ky konkurrues në dy fushat e artit; letërsi dhe art figurativ. Punimet e nxënësve të shkollave fillore, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë vlerësuar nga dy juritë profesionale …

Më shumë...

Në 18 vjetorin e rënies përkujtohen 11 dëshmorë dhe 15 martirë të rënë në Kotlinë

Në tetëmbëdhjetë vjetorin e rënies, në fshatin Kotlinë të komunës së Kaçanikut janë përkujtuar 14 dëshmorë dhe 15 martirë të këtij fshati. Në fjalën e rastit Besim Kuqi, evokoi kujtimet nga kjo ngjarje, e cila tronditi fshatin dhe mbarë qytetin e Kaçanikut. Ndërkohë në fjalimin e tij Kryetari i Komunës …

Më shumë...

Hapet Qendra Informuese për shëndetin e gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik

Është bërë përurimi i Qendrës Informuese për shëndetin e gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, përshëndetin iniciativën për hapjen e kësaj qendre, duke e konsideruar si shumë të nevojshme për shëndetin e nënave dhe fëmijëve të Komunës së Kaçanikut. Nënkryetari …

Më shumë...

Zv. Ministri Hoti: Krahas RYCO-s, Tradukit, në Ballkanin Perëndimor të mbështeten mediet

Përgjatë takimeve të RYCO-s të ditës së tretë të punimeve, përfaqësuesit e të gjashtë shteteve pjesëmarrëse zhvilluan takime edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme me përfaqësuesin Special për Evropën Juglindore, për shtetet e EFTA-s dhe për Turqinë, ku morën pjesë edhe ambasadori i Italisë dhe përfaqësuesi i Francës. Në …

Më shumë...

Biblioteka e qytetit në Suharekë do të emërohet me emrin “Hajdin Berisha”

Në takimin e tretë të Kuvendit Komunal të Suharekës, këshilltarët komunal kanë miratuar disa projekt- vendime si: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-2021, tё datës 01.02.2017; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e zonës ekonomike (parkut industriale) nё Shirokë; …

Më shumë...