Institucionet

Familja Mustafa nga Skenderaj ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë

Familja Mustafa nga Skenderaj ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt. Në emër të familjes donacionin e dorëzoi Hajzer Mustafa, zyrtar i Komunës së Skenderajt. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, i ka …

Më shumë...

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, është mbajt takimi i radhës i Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit. Në hapje të takimit Kryetari Suma në emër të Këshillit Urojë të gjithë infermierët me rastin e …

Më shumë...

Komuna e Vitisë edhe pse nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me COVID-19, po vazhdon me masat parandaluese

Ndonëse në Komunën e Vitisë nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me virusin pandemik COVID-19, kjo komunë ka vazhduar me masat parandaluese. Me këtë rast Njësia Profesionale e Zjarrëfiskve dhe Shpëtimit në Viti, ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të jashtme, si rrugët dhe trotuaret …

Më shumë...

QKMF e Malishevës pranoi donacion me masa mbrojtëse nga UNICEF-i

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka pranuar një donacion nga UNICEF-i, me masa mbrojtëse për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, përkatësisht mjete higjienike. Ky donacion i UNICEF-it është në partneritet me USAID-in, për ofrimin e mbështetjes për sistemin shëndetësor në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kryesore …

Më shumë...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka kujtuar ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, ai ndër të tjera ka thënë: Në një ditë si kjo, nuk kemi si të mos i nderojmë dhe falënderojmë të gjithë infermierët, të cilët jo vetëm në këto ditë kur po përballemi me pandeminë, Covid-19, por …

Më shumë...

Nis asfaltimi i segmentit të dytë të rrugës Deçan-Plavë

“Rruga e Jetës”  kështu e quan i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj rrugën Deçan-Plavë. Ai i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe Kompaninë ,,Lika-Trade’’ të cilët janë dukë kryer punimet, kanë nisur asfaltimin e segmentit të dytë të kësaj rruge në gjatësi prej 5 kilometra. ’’Për mua është ditë e …

Më shumë...

Në Junik ka filluar vaksinimi për të lindurit gjatë vitit 2007

Të nderuar prindër ju njoftojmë që në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare nga sot më datë 12.05.2020 deri të premten me datë 15.05.2020, nga ora 08:00-14:00 ka filluar vaksinimi i fëmijëve të lindur më 01.01.2007 deri më 31.12.2007 sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, QKMF ju fton të lajmëroheni për …

Më shumë...

Përkujtohet eprori i UÇK-së Bedrush Gashi nga Drenoci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënën Bademe, djalin Seprandin, vajzën Brikenën, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, nderuan kujtimin, veprën dhe rënien heroike të veprimtarit të shquar të ilegales atdhetare, bashkëthemeluesin e celulave të para të UÇK-së në Anadrini, eprorin e UÇK-së i sprovuar në organizim, riorganizim dhe …

Më shumë...

Shënohet 12 Maji, dita e Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, familjar të Dëshmorëve dhe qytetarë, kanë shënuar ditën e Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, duke bërë homazhe, nderime dhe vendosur kurorave me lule tek varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, vendrëniet e …

Më shumë...

Haliti: Infermieria- bërthama e shërbimit shëndetësor

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, shpreh gjithë respektin e tij dhe të institucioneve komunale, për punën e palodhshme dhe angazhimin maksimal të këtyre profesionistëve. “Në ditët e sotshme të zhvillimit të mjekësisë bashkëkohore, roli i infermierisë po fiton një dimension të ri të …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit vazhdon të pranojë donacione në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftën me pandeminë COVID-19. Kësaj here UNICEF-i në partneritet me USAID-in në kuadër të ndihmave që japin për institucionet shëndetësore, kanë sjell edhe një donacion në QKMF-Rahovec, donacioni përfshinë pako …

Më shumë...

Kryetari Begaj falënderoi të gjithë të angazhuarit në menaxhimin e pandemisë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ndërsa në këtë mbledhje, i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit, e në veçanti shtabin emergjent komunal për angazhimin e tyre në menaxhimin e pandemisë në Komunën e Malishevës. “Kjo ka qenë një …

Më shumë...

Edhe një i shëruar nga Malisheva dhe numri i të shëruarve shkon në 72

Edhe një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72 persona. Rasti i shërimit të këtij pacienti, është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren. Me këtë rast të shëruar, numri i përgjithshëm i …

Më shumë...

Fillojnë punimet në rrugën Hani i Elezit-Gorancë

Momente pune në fillimin e realizimit të projektit “Sanimi i rrëshqitëses në rrugën Hani i Elezit-Gorancë”. Projektin është duke e realizuar Kompania “VIA” SH.P.K&”EUROKOS”SH.P.K si kontraktor (Konzorcium) ndërsa financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Më shumë...

Fondacioni “Freskia” dhuron 500 maska shumë përdorimëshe

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka pritur në takim, Drejtorin e Fondacionit “Freskia”, Artan Musliu si dhe Besim Arbanashi nga ky fondacion. Ata gjatë vizitës së tyre në Han të Elezit kanë dhuruar 500 maska shumë përdorimëshe. Musliu ka treguar se këto maska janë punuar nga …

Më shumë...

Filloi asfaltimi i rrugës Ngucat-Javor

Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës, me fshatin Javor të Komunës së Suharekës. Asfaltimi i kësaj rruge, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa hapja e saj kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar, kurse sot ka filluar edhe asfaltimi. Asfaltimin e …

Më shumë...