Institucionet

Largohen mbi 400 thasë mbeturina në Jezerc

Pasioni për natyrën përkthehet edhe si kujdes ndaj saj, me këtë motiv, aktivistë të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Kastrioti” në Ferizaj, të mbështetur nga Komuna e Ferizajt, Kryetari Aliu, nën asistimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ndërmarrjeve “Pastërtia” dhe “Ambienti”, KFOR-it amerikan dhe Kuvendit të të Rinjve, …

Më shumë...

Agjenda e aktiviteteve në kuadër të manifestimeve “Java e Dëshmorëve” në komunën e Rahovecit

Agjenda e aktiviteteve në kuadër të manifestimeve “Java e Dëshmorëve”në komunën e Rahovecit ♦ Më 5 maj 2021 ♦ Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec ♦ Ora 12:00 – Vendosja e  pllakës përkujtimore për veprimtarin SMAJL  HARADINAJ, në objektin e   shkollës fillore “Sulejman Vokshi” në Polluzhë …

Më shumë...

Në Deçan organizohet Turniri Memorial-Tradicional në Futsall “LUAN HARADINAJ”

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj të mërkurën  me datë 05.05.2021, për nder të Ditës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan, organizohet Turniri Memorial-Tradicional në Futsall “LUAN HARADINAJ”. Turniri fillon në ora 10:00, në palestrën e qytetit të Deçanit! Kurse finalja luhet në …

Më shumë...

Ka nisur puna për trajtimin e përroskave në Malësinë e Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit  Smajl Latifi së bashku me drejtoreshën Saranda Sallteku, vizituan Malësinë e Vogël, për ti pa nga afër punimet, ku nga e premtja që shkoi ka nisur puna për trajtimin e përroskave në këtë fshat, në një gjatësi prej 3 kilometra. Me këtë projekt synohet evitimi …

Më shumë...

Të mërkurë do të mbahen homazhe për dëshmorët e fshatit Gramaçel

Komuna e Deçanit njofton të gjithë bashkëqytetarët e fshatit Gramaçel, qytetarët e komunës së Deçanit, familjarët e dëshmorëve të fshatit Gramaçel dhe gjithë të interesuarit, se ditën e mërkurë me datë 5.05.2021 do të mbahen homazhe për dëshmorët e fshatit Gramaçel. Homazhet mbahen në ora 13:40. vendi: Gramaçel, lapidari i …

Më shumë...

Ka përfunduar riparimi i dyshemeve të klasave në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc

Në kuadër të projektit të riparimeve në shkolla, komuna e Rahovecit tashmë ka përfunduar edhe riparimin e dyshemeve të klasave në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc. Objekti i kësaj shkolle pas zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë, me ç’rast u instalua ngrohja qendrore, u bë riparimi i kulmit, u …

Më shumë...

Hapet ekspozita me vizatime të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në kuadër të Ditës së Dëshmorëve së bashku me Drejtorinë e Arsimit hapen ekspozitën me vizatime të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit. Është një simbolikë që na përkujton të kaluarën tonë dhe ndihem krenar kur nxënësit i …

Më shumë...

Në Deçan organizohet ekspozitë me punime të nxënësve të shkollave të komunës së Deçanit

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, të martën me datë 04.05.2021, për nderë të Ditës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Deçan organizohet ekspozitë me punime të nxënësve të shkollave të komunës së Deçanit! Ekspozita hapet në ora 10:00, në pallatin e kulturës “Jusuf …

Më shumë...

Pastrohen Varrezat e Vjetra të Qytetit në Ferizaj

Aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të Varrezave të Vjetra të Qytetit të Ferizajt po vijon edhe këtyre ditëve. Këtë fundjavë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili doli në inspektim të këtij aksioni, për të ndjekur nga afër punën që po kryhet tash e sa …

Më shumë...

6 raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19 në komunën e Ferizajt, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 6 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 423 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve #Mbanidistancën #Vendosemaskën

Më shumë...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, në Viti u përkujtua gazetari Kerem Lewton

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetarë, përfaqësues nga shoqëria civile, dhe udhëheqës të komunës së Vitisë, kanë përkujtuar gazetarin e vrarë anglez Kerem Lewton. Me këtë rast, në kompleksin përkujtimore të gazetarit Lewton që është ndërtuar në këtë qytet në nderim të kontributit të tij, të pranishmit vendosën …

Më shumë...

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit 18 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa 32 të tjerë janë shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave (25.04-02.05.2021) në komunën e Deçanit tetëmbëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa tridhjetedy  të tjerë janë shëruar plotësisht. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1199 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 1046 të shëruar plotësisht, 30 kanë humbur jetën …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor përkujtuan 1 Majin e vitit 1990

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëpunëtor dhe shumë qytetarë në 31 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit të “Verrat e Llukës”, përkujtuan 1 Majin e vitit 1990! Tubimi më i madh i tillë në historinë tonë, ku qindra mijëra pjesëmarrës, u bënë …

Më shumë...

Shënohet 31 vjetori i Kuvendit të Pajtimit të Verrat e Llukës

Sot 31-vjet më parë po rikthehet edhe një here ndjenja e një kohe sa të ligë aq edhe domethënëse për erën e re që kishte kapluar rininë e Kosovës së mbyllur me gjak për më shumë se një shekull. Po e rikthejmë kohën e tubimit më të madhe te verrat …

Më shumë...

Përurohet  ndriçimi publik në fshatin Gexhë të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ka marrë pjesë në përurimin e ndriçimit publik në fshatin Gexhë me një gjatësi 3300 metra, ku përfshihen 4 segmente rrugore, pra, 90% e fshatit mbulohet me ndriçim publik, një investim kapital shumë i domosdoshëm për këtë fshat në funksion të …

Më shumë...