Lajmet

MASHTI e DKA-të njoftojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit shkollor me prani fizike në shkolla

Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të hënën të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit shkollor me prani fizike të nxënësve në shkolla. Me gjithë këto përgatitje, fillimi i mësimit me prani fizike të nxënësve në shkolla varet edhe nga vaksinimi …

Më shumë...

Rritje tejet e madhe e infektimeve në SHBA, nga 10 mijë raste në qershor në 100 mijë raste në gusht

Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një rritje tejet të madhe të rasteve të infektuara me virusin korona. Derisa në muajin qershor raportohej për rreth 10 mijë të infektuar në ditë, gjatë muajit gusht raportohen deri në 110 mijë raste brenda 24 orëve. Ekspertët kanë thënë se kjo rritje …

Më shumë...

Shqipëria po përballet me zjarre të shumta

Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Shqipëria po vazhdon të përballet me zjarre të shumta anekënd territorit të saj. Për shuarjen e tyre ose vënien nën kontrolle, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura ndërkohë që kanë filluar të vijnë ndihma edhe nga disa vende të Bashkimit Evropian, Çekia dhe Holanda të cilat kanë dërguar …

Më shumë...

Nëpër qytete të ndryshme të Francës po mbahen protesta kundër rregullave të reja të Qeverisë ndaj pandemisë

Nëpër qytete të ndryshme të Francës po mbahen protesta kundër rregullave të reja që ka vendos Qeveria ndaj pandemisë, në mesin e  të cilave edhe ajo e pajisjes së qytetarëve me “Kartën e Shëndetit” e cila është dokument që dëshmon se personi që e posedon atë është vaksinuar. Ditë më …

Më shumë...

Rritje e ndjeshme e rasteve të infektuara nga virusi korona edhe në Shqipëri

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga virusi korona, një person ka vdekur ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja. Ndërkohë , gjatë …

Më shumë...

IKSHPK ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit korona

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit korona. “Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, …

Më shumë...

Prodhuesit e blloqeve për ndërtim deklarojnë se do të kenë pasoja negative nga heqja e taksës për blloqet të prodhuar në Serbi

Prodhuesit e blloqeve për ndërtim deklarojnë se do të kenë pasoja negative nga heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës për blloqet e argjilës për ndërtim, të prodhuar në Serbi. Ata kanë theksuar se me heqjen e taksës, blloqet me origjinë nga Serbia do hyjnë më lirë në tregun e …

Më shumë...

Deputetët nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Arben Vitia:

Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për gjendjen e krijuar ditëve të fundit në fushën e shëndetësisë për shkak të pandemisë. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shkruar se situata me …

Më shumë...

Shala: Qeveria është përqendruar te dialogu me Serbinë dhe ka harruar bashkëpunimin me Shqipërinë

Ferat Shala

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë për mos bashkëpunim të duhur me Shqipërinë. Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka theksuar se e gjithë energjia e Qeverisë është fokusuar nga çështja e …

Më shumë...

Pritje të gjata të mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare me Serbinë

Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Mërgimtarët tonë vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare me Serbinë gjatë rrugëtimit të tyre për të ardhur në Kosovë. Ata kanë deklaruar se nëpër pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, janë të detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në …

Më shumë...

Fauci: Ka mundësi të shfaqet një variant i ri i virusit korona i cili do të jetë me i rënd se varianti Delta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të mund t'i realizojnë 1 milon vaksina në ditë

Këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci ka paralajmëruar se ka mundësi që të shfaqet një variant i ri i virusit korona i cili do të jetë edhe me i rënd se varianti Delta. Ai është cituar të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të …

Më shumë...

Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar protesta kundër pranisë së këngëtarit Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës

Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar protesta kundër pranisë së këngëtarit Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës. Portali “Korça Report” njofton se protesta është paqësore dhe do të mbahet te katedralja ortodokse në Korçë. Për këtë protestë është njoftuar edhe policia. Ajo do të mbahet, sot, më 8 gusht, duke filluar në …

Më shumë...

A. Tahiri: Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve ka ardhur në pushtet është përgjegjës për kërcënime

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka dënuar gjuhën e urrejtjes, fyerjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm të Vetëvendosjes.  Rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu pas debateve në seancat parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e …

Më shumë...

Nga testimi i 5.204 mostrave konfirmohen 352 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 13 qytetarë

Nga testimi i 5.204 mostrave konfirmohen 352 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 13 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kërcënohet brutalisht nga aktivistët e Vetëvendosjes

Ganimete Musliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është kërcënuar në formë brutale nga aktivistët e Vetëvendosjes pas debatit që ajo pati në Kuvend me kryekuvendarin Glauk Konjufca. Musliu me anë të një postimi ka njoftuar se nga aktivistët e partisë në pushtet është kërcënuar me “prerje koke me sakicë”. “Duke ju falenderuar …

Më shumë...

Bugajski: Nën sundimin e Vuçiqit, Serbia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë

Janus Bugajski:

Analisti i mirënjohur, Janus Bugajski,  në një shkrim autorial, botuar në gazetën Dita,  duke folur lidhur me  pretendimet serbe ka shkruar se “nën sundimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç, Serbia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë. Ajo kërkon të jetë fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe po kopjon …

Më shumë...