Lajmet

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin e Shqipërisë për përbërjen e re të grupit parlamentar

Kuvendi i Shqipërisë

Partia demokratike  ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin e Shqipërisë për përbërjen e re të grupit parlamentar pas shkarkimeve të katër deputetëve, të krahut të Sali Berishës.  Në shkresë bëhet me dije se deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baci dhe Edmond Spaho, me vendim të grupit parlamentar, pas masave disiplinore të …

Më shumë...

Escobar: Sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ato kanë efekt

Gabriel Escobar

Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, është cituar të ketë deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera. Në një intervistë për Zërin e …

Më shumë...

Kryetari i partisë Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar, Dritan Abazoviq, mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Dritan Abazoviq

Kryetari i partisë Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar, Dritan Abazoviq, mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi, nëse Qeveria e pakicës do ta shkarkonte, kryeministrin aktual, Zdravko Krivokapiq. Radiotelevizoni i Malit të Zi njofton se qeveria e pakicës do të përbëhet nga URA, SNP dhe partitë e pakicës. …

Më shumë...

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi

Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi. Ai tha se pjesëmarrja e më pak se 30% të qytetarëve në këtë referendum nënkupton dështim dhe kjo tregon se Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vetë Serbinë”, ka shkruar ai. …

Më shumë...

INSTAT: Në kohën e PPSH-së jetëgjatësia e shqiptarëve për 20 vjet u rrit nga 50 në 72 vjet, në 30 vitet e “demokracisë” u rrit 3 vjet më shumë

Valbona Imami: Shqipëria e varfër ish-socialiste qëndronte me shumë dinjitet njerëzor

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e …

Më shumë...

Më 17 janar të vitit 1468 vdiq në Lezhë, Kryetrimi dhe Krye-heroi i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Rrjedhë nga dera bujare e Kastriotëve. Ishte udhëheqësi më i madh  ushtarak shqiptar. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, u mor si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit, për njëzet vitet në …

Më shumë...

40 vjet nga vrasja e tre militantëve të Lëvizjes Kombëtare, në Untergrupenbah, të Gjermanisë

38 vjet nga vrasja vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanisë

Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja jugosllave u martirizuan atdhetarët shqiptarë të Kosovës: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusuf Gërvalla u lind në Dubovik, më 1 tetor 1943.  Ka qenë veprimtar, …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica ka takuar veprimtarin Sali Bislimi, drejtor i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, në Zvicër

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica ka takuar veprimtarin Sali Bislimi, drejtor i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, në Zvicër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga kjo parti, ka filluar një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe veprimtarin Sali Bislimi, drejtor i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës” dhe drejtor i zyrës ligjore …

Më shumë...

KEDS-i kërkon shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 30 deri në 40 përqind

KKMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

Shtrenjtim të energjisë elektrike prej 30 deri në 40 përqind ka kërkuar KEDS nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, por janë qytetarët ata që thonë se një rritje e tillë e faturave do të ishte e papërballueshme për standardin e tyre të jetesës. Ndërkohë nga shoqëria civile propozojnë që …

Më shumë...

Vuçiq: Serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre është votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Aleksandar Vuçiq

Mediet në Serbi bëjnë me dije se kryetari Vuçiq deklaroi  se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të …

Më shumë...

Sali Berisha u thotë u thotë partnerëve ndërkombëtarë, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm

Sali Berisha i PD-së së rithemeluar, duke u drejtuar ndërkombëtarëve tha se protesta e 8 janarit ishte një protestë paqësore, që do të jetë e pandalshme. Ai tha se protestuesit donin vetëm të nxirrnin banditët, siç tha ai, nga shtëpia e tyre. “Thirrja për partnerët ndërkombëtarë, ky është revolucion paqësor …

Më shumë...

Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Ish-deputetja nga radhët e PD-saë Rudina Hajdari, e cila ndodhet në Amerikë ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë, e ndërsa sa i përket luftës së brenda brenda PD-së, ajo është e bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i sjellin …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot shkon në Tiranë për një vizitë zyrtare

Kryetari turk, Erdogan

Sipas axhendës së publikuar në media, pas pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Erdogan do të vizitojë qytetin e Laçit, ku do të bëhet edhe dorëzimi i shtëpive të ndërtuara pas tërmetit.Ndërkohë pas Laçit, Erdogan do marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë të restauruar …

Më shumë...

Nga virusi korona kanë filluar të infektohen edhe fëmijët

COVID

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se infektimet me virusin korona kanë filluar të përhapen edhe në mesin e fëmijëve. Njoftohet se në mesin e 770 rasteve të evidentuara në 24 orët e fundit, 37 prej tyre, pra afër 5 për qind, janë fëmijë të moshës …

Më shumë...

Godfrey: Washingtoni vazhdon të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar se Uashingtoni po vazhdon të bëjë krejt çka mundet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke. Gjatë intervistës për gzatën serbe “Blic”, ai ka deklaruar se përparimi i qëndrueshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet …

Më shumë...

Vazhdon rritja e numrit të rasteve pozitive të infektuar me virusin korona

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Vazhdon rritje e ndjeshme e numrit të rasteve pozitive të infektuar me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë evidentuar edhe 770 raste të reja. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6 …

Më shumë...