Sot, më 13 nëntor 2020 në Prishtinë, pas një sëmundje të rëndë dhe nga virusi korona ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, atdhetari, Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi nga Prishtina. Faik Krasniqi ishte një përkrahës i lirisë, pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar. Gjatë luftës çlirimtare, …
Më shumë...Lajmet
Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën luftë nxitëse të kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq
Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Komentet e Vuçiqit, që i bëri pas një takimi në Beograd me ambasadorët …
Më shumë...Qeveria e Kosovës i ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës së krijuar në ndërmarrjen Trepça
Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka mbajtur konferencë për medie lidhur me situatën në Trepçë. Hoti ka thënë se qeveria do t’i ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen Trepça, për të tejkaluar krizën. Kjo ndihmë për këtë kompani është bërë pas takimit që ka pasur Hoti me bordin drejtues të …
Më shumë...Shërbimi Korrektues i Kosovës se shpejti do të themelojë Gardës Ceremoniale
Duke u bazuar në autoritetin dhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila do të veprojë dhe do të jetë aktive vetëm në raste të …
Më shumë...Shoqata e të Drejtave të Pacientëve vlerëson se marrja e masave nuk është një zgjidhje alternative por obligative
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka vlerësuar se rritja enorme e numrit të rasteve të prekura me SARS COV 2, që për pasojë ka edhe numrin e lartë të vdekjeve në vend, nuk duhet të tolerohet të vazhdoj më tutje, prandaj, marrja e masave nga ana e …
Më shumë...Edi Rama: Çfarë lufte provokon Vuçiqi, kur Serbia e ka humbur luftën në Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe për deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili kërcënoi Kosovën me luftë. Sipas Ramës nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshihen në luftë. “Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provokon Vuçiq. Serbia e ka humbur luftën. …
Më shumë...Qeveria nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve…
Qeveria e Kosovës ka refuzuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre. Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj një propozim të tillë e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në …
Më shumë...David Phillips: Kosova të vendos kontroll mbi gjithë territorin e saj, agresioni serb nuk duhet të tolerohet
Reagime të shumta në Kosovë ka ngjallur deklarata e Vuçiqt, i cili paralajmëroi në një deklaratë të djeshme se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke marrë si shembull konfliktin e fundit të …
Më shumë...Kryeministri Hoti sot është i thirrur në interpelancë në Kuvend lidhur me shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është thirrur në interpelancë në Kuvendin e Kosovës e që do të mbahet sot në orën 15:00. Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion në Policinë e …
Më shumë...Pandeli Majko: Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar kundër deklaratës së kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë duke aluduar në një konflikt në mes të Kosovës dhe të Serbisë. “Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me …
Më shumë...Bizneset dhe qytetarët protestojnë sot në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria
Masat e reja anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohen nga bizneset dhe qytetarët. Për këtë arsye sot është paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e …
Më shumë...Kadaj-Bujupi: Qeveria ka rënë, pasi pozita nuk po mundet t’i mbledh as deputetët e saj, të cakohet data e zgjedhjeve
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka rënë, pasi pozita nuk po ka mundësi as që t’i mbledh as deputetët e saj. “Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra. Qeveria e cila …
Më shumë...Sërish PDK i mohon raportimet mediatike se kjo parti politike do t’i bashkohet Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti
Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar kategorikisht raportimet mediatike se ky subjekt politik do të bëhet pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti. Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit në media ka reaguar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Avni Bytyçi që i ka mohuar të tillë zëra duke e cilësuar …
Më shumë...Blerta Deliu: Vuçiq po përpiqet ta shndërrojë mllefin e akumuluar në Kosovë në trazirë të brendshme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka shkruar se kërcënimi i Vuçiqit është provokim për të nxitur tensione të brendshme në Kosovë, sidomos ndëretnike. “Atij po i pengon qetësia dhe maturia me të cilën janë duke e menaxhuar shqiptarët këtë situatë të krijuar me gjykimin e ish-krerëve të …
Më shumë...Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja të reagojnë kundër deklaratës së Aleksandër Vuçiqit
Ushtruesja e detyrës së kryetares dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja të reagojnë kundër deklaratës së Aleksandër Vuçiqit i cili ka thënë se konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund …
Më shumë...Aleksander Vuçiq: Nëse Kosova nuk pranon kompromis, mund të përsëritet konflikti sikur i Armenisë me Azerbajxhanin
Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Aleksandar Vuçiq është zotuar se çfarëdo që të ndodhë me …
Më shumë...