Lajmet

Sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh

Sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh e jo vitesh sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nëse të dy palët janë konstruktive. Por sipas atyre që analizojnë zhvillimet politike në Kosovë diçka e tillë nuk pritet të ndodh në një periudhë të …

Më shumë...

PDK thotë se LV po sillet po sillen në mënyrë të papërgjegjshme karshi projektligji Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës

RKL: Mos-votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, është pajtim me apo pa dashje me qëndrimin e Serbisë

Për të shtatën herë më radhë Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka arritur të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e djeshme, ky projektligj mori vetëm 36 vota “për”, por që për mungesë të vendimmarrjes sërish është proceduar për seancën e …

Më shumë...

Haradinaj-Stublla: Deklaratat e Lajçakut për ndryshimin e Kushtetutes të Kosovës janë diskutime paranojake

Meliza Haradinaj: Me veprimet e fundit në veri të vendit, Serbia e ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklaratat e Lajçakut për ndryshim kushtetute të Kosovës për të akomoduar një Republikë Srpska janë diskutime paranojake. Haradinaj-Stublla ka shkruar se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar, të respektojë 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me objektivin …

Më shumë...

Kriza e shkaktuar nga pandemia është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në FKPK

Trust

Pandemia ka krijuar krizë për tregjet financiare globale. Kriza është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. E kjo ka bërë që bordi drejtues në Trust, të marrë vendime të shpejta, duke ndryshuar përbërjen e investimeve duke i …

Më shumë...

Albulena Balaj-Halimaj: Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk do të nënshkruhet pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjë Ekonomike. Balaj-Halimaj ka shkruar

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se asnjë marrëveshje në Bruksel nuk do të nënshkruhet pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo deklaratë vjen pas asaj që ka thënë Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk …

Më shumë...

Të pakën 12 civilë janë vrarë nga bombardimet shkatrrimtare në qytetin Ganja të Azerbejxhanit

Të pakën 12 civilë janë vrarë nga bombardimet shkatrrimtare në qytetin Ganja të Armenisë

Azerbejxhani ka thënë se së paku 12 civilë janë vrarë pas bombardimeve që i bënë rrafsh me tokë disa shtëpi në qytetin Ganja. Përpos të vrarëve, atje mbetën të plagosur mbi 40 persona. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se dy predha i goditën ndërtesat e banimit në …

Më shumë...

Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri …

Më shumë...

Arben Gashi: Kurti ndërhyri në punët e brendshme të SHBA dhe dëmi do të jetë disa dimensional

Arben Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nuk e ka pritur mirë që ish-kryeministri Albin Kurti zgjodhi të marrë anë në zgjedhjet presidenaciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Gashit, kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik dhe dëmi do të jetë disa dimensional. …

Më shumë...

Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim

Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim

Ilir Murtezaj, i cili deri tani ka ushtruar pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, është i befasuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për lirimin e tij nga pozita e drejtorit. Murtezaj tregon se nuk ka qenë i informuar paraprakisht për një vendim të tillë. “Për …

Më shumë...

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se është Serbia ajo e cila duhet ta ndryshojë kushtetutën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se është Serbia ajo e cila duhet ta ndryshojë kushtetutën

Ish-ambasadori i  Holandës, Robert Bosh, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili tha se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën sepse nuk është Bibël”. “Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm …

Më shumë...

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga shqiptarët në Amerikë ta votojnë Xho Bajdenin e jo Donald Trumpin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga qeveria austriake

Përmes një video-mesazhi, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, të mos e votojnë kryetarin aktual, Donald Trump por të votojnë për demokratin, Xho Bajden, në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti. Sipas tij, një votë për Bajden, …

Më shumë...

PDK: Shkarkimi i drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, është hakmarrës dhe përpjekje për kapjen e institucionit të policisë

PDK

Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media shpreh indinjatën për shkarkimin arbitrar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ky vendim cenon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit. Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky …

Më shumë...

KMDLNJ: Deklaratat e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës, janë luftënxitëse

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, deklaratat e Mirosllav Laçakit për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës i ka cilësuar se luftënxitëse. Ky këshill ka vlerësuar se i dërguari i BE-së për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Laçak, shumë herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës …

Më shumë...

Kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn

Rashit Qalaj

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn. “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga …

Më shumë...

Vetëm 64.4 për qind e maturantëve të Kosovës kanë arritur që të kalojnë Testin e Maturës në afatin e dytë

Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

64.4 për qind e maturantëve kanë arritur që të kalojnë Testin e Maturës në afatin e dytë. Nga 7 mijë e 502 maturantë që iu ishin nënshtruar Testit të Maturës 4 mijë e 835 kanë arritur që ta kalojnë testin në afatin e dytë. Këto rezultate i ka bërë të …

Më shumë...

Vazhdon të rritet numri i rasteve me virusin korona në Kosovë, gjatë 24 orëve janë konfirmuar edhe 104 raste

Konfirmohen 45 raste të reja me virusin koroona, shërohen 298 qytetarë dhe 4 të sëmurë vdesin

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS …

Më shumë...