leoni

Dosja e Hagës kundër UÇK-së, e prezantuar në Top-Channel, është po ajo e Ministrisë së Serbisë së kohës së Milosheviqit

Dosja e Hagës kundër UÇK-së, e prezantuar në Top-Channel, është po ajo e Ministrisë së Serbisë së kohës së Milosheviqit

Dosja e Hagës kundër UÇK-së, e prezantuar në Top-Channel, është po ajo e Ministrisë së Serbisë së kohës së Milosheviqit. Aty figurojnë të vrarë edhe njerëz që  sot janë gjallë si Cen Desku, pastaj  ish kryetari i Malishevës, Jakup Kastrati e sa e sa të tjerë. Në interpretimin paushall që i ka bërë gazetari Muhamed Veli thuhet se në mesin e të burgosurve shumica shqiptarë por edhe me origjinë boshnjake e malazeze të vdekur në paraburgime, pastaj jepen emrat e serbëve të vrarë. Ngutja e këtij mediumi progrek në Shqipëri, për të vënë në faqen e parë “kriminelët” e UÇK-së, pa verifikuar asgjë, por duke u mbështetur vetëm në dosjet të cilat, Gjykatës Speciale po i rrjedhin nga brenda e nga jashtë,  tregon jo vetëm mungesë profesionalizmi por edhe urrejtje ndaj luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia, nga ky medium dhe  të tillë sidomos në Shqipëri. Lajmin e tillë tash për tash ende nuk e kanë afishuar jugo mediet e Kosovës, të cilat kanë pasur dhe kanë qëndrim kundër luftës së UÇK-së njëjtë me mediet zyrtare të Serbisë, sepse inspektorët e Gjykatës Speciale i kanë lavdëruar për bashkëpunim të sinqertë dhe profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …