Edi Rama

Edi Rama dorëzohet: Tani e tutje gazetarët shpifës, mashtrues e shantazhues janë të lirë të merren me fyerje, sharje e mashtrime

Përfaqësuesit e OSBE për, për të ashtuquajturën”Liri të Medias” kanë përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për tu tërhequr nga paketa ‘anti-shpifje’. Mbikëqyrësi i vetëm ndërkombëtar për lirinë e medias, thotë se i gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE- së dhe standardet e tjera ndërkombëtare. Autoritete të OSBE-së  janë shprehur të kënaqur që qeveria në Shqipëri tërhoqi nga axhenda këtë paketë. OSBE-ja  nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë “nënshtrim” të Shtetit shqiptar ndaj gjuhës galimatiase  të gazetë nxirësve të Shqipërisë, të cilët për nga numri  tejkalojnë  shtetet më të mëdha të Evropës.  U mbetet gazetarëve të ndërgjegjshëm që të përfillin kodin moral njerëzor, por edhe kodin kombëtar dhe të mos fyejnë autoritetet të cilave populli u ka dhënë besimin.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …