Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Askush nuk është i informuar nëse delegacioni i Kosovës ka ndonjë platformë në letër rreth takimit në Bruksel

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave për veturat e serbëve që hyjnë në Kosovë ka shtyrë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë që gjatë së sotme (e mërkurë), të mbahet një takim i përbashkët për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar në veri. E për këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi. Sipas tij, askush nuk është i informuar nëse delegacioni i Kosovës ka ndonjë platformë në letër rreth takimit që do të zhvillohet sot. Hoxhaj, dialogun mes dy shteteve nuk e sheh si marrëveshje ku dy vendet kanë mundësi për zgjedhje sipas shijes individuale, madje ai situatën në veri e sheh të bazuar në krijimin e fakteve në terren dhe me diplomaci aktive e cila sipas Hoxhajt do të mund siguronte mbështetje të shteteve vendimmarrëse në NATO dhe BE. Ai gjithashtu ka treguar mbështetjen që ka për Policinë e Kosovës, por që sipas tij në këtë situatë veprimet e policisë në terren duhet të jetë në veprim me partnerë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …