leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Shqipëria të mos përzihet në punët tona të brendshme, nuk na nevojitet mbështetje e Tiranës (!)

Pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi  Rama në Beograd, ku ndër të tjera janë prekur edhe çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ajo e kompleksit metalurgjik të Trepçës, ka reaguar ministri i Jashtëm i Kosovës,  Enver Hoxhaj. Në një koment për një medium në Maqedoni, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet mbështetja e Tiranës në dialogun që po zhvillon me Serbinë, sepse, sipas tij Kosova gëzon  mbështetjen amerikane dhe evropiane. Duke folur për bashkëpunimin në relacion:  Tiranë-Beograd, krye-diplomati, i mjerë  i Kosovës, thotë se kjo është çështje dypalëshe mes dy vendeve respektive. Hoxhaj shprehet gjithashtu se Shqipëria nuk është një aktor global, ndaj dhe nuk mund të luajë rol në raportet e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, gjë për të cilën sipas tij, Kosova kërkon ndihmën vetëm të Amerikës dhe BE-së, e të askujt tjetër. Kjo deklaratë e Enver Hoxhajt na sjellë në kujtesë ato të kohës së Ali Shukriut, Azem Vllasit, Mehmet Maliqit dhe UDB-ashëve me damkë të Kosovës, të cilët akuzonin Shqipërinë se mbështeste kërkesat e shqiptarëve për lirinë dhe barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …