Eprori i UÇK-së, gjatë luftës i fshatit Ruhot, Qerim Berisha, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit

Eprori i UÇK-së, gjatë luftës i fshatit Ruhot, Qerim Berisha, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit

Familja e eprorit të UÇK-së gjatë luftës, Qerim Berisha,  ka njoftuar se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, Qerim Berisha. I njohur gjatë luftës me nofkën “Mixha” Qerim Berisha ishte krah i djathtë i Komandantit të Rrafshit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Ai me rastin e vdekjes ka shkruar se kontributi i “Mixhës” dhe familjes së gjerë Berisha në çlirimin e vendit, ka qenë jashtëzakonisht i madh.  Me Qerim Berishën u bashkuam që në fillet e Luftës Çlirimtare. Ai nuk e lëshoi pushkën deri në ditën e fitores dhe lirisë. Sot, ai u bashkua në paqen e përjetshme me bashkëluftëtarët e tij heronj e dëshmorë. Ndajmë dhembjen me familjen Berisha, miqtë e bashkëluftëtarët. Mixha, u prehtë në paqe! ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …