EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Shefi i EULEX-it, Gjovani Pietro Barbano, pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës lidhur me situatën në veri dhe fillimin e largimit të policisë nga objektet e komunave atje, ka deklaruar se prania e policisë speciale në veri është reduktuar dukshëm. Misioni e mirëpriti njoftimin e policisë  dhe autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës për 25 për qind dhe ne presim që të ndihmojmë në uljen e mëtutjeshme të kësaj prezence edhe për 25 për qind të tjera. Barbano në një intervistë për Euronews Serbia  konsideron se procesi tashmë ka filluar. Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve me të cilat do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas shkarkimit të policëve serbë nga puna në fund të majit 2023, tha mes tjerash, Shefi i EULEX-it, Gjovani Pietro Barbano.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …