Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në trafikun rrugor

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në trafikun rrugor

Ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë me dije se vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 155 aksidente trafiku. Siç njofton policia, gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve në aksident, ndërsa janë shënuar edhe 37 aksidente trafiku me persona të lënduar. Kurse, 118 aksidente tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …