Fadil Rexha: SKËNDER SALIHAJ - SHQIPJA E KRESHTAVE TONA

FADIL REXHA: LIRIA NË THEMELE KA GJAKUN E DËSHMORËVE, PËRKUSHTIMIN DHE SAKRIFICËN E ATDHETARËVE

Liria është e shtrenjtë, sepse ka themelet në gjakun e dëshmorëve, në përkushtimin, veprimtarinë dhe sakrificën e atdhetarëve në breza! Përmes Rexhës, Ramadanit dhe Jakupit me Skënderin u njoha në vitet e ’80-ta në kuadër të veprimtarisë ilegale atdhetare! Në vitin 1988-89,  pas zbulimit të një rrjeti prej 156 anëtarëve të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës  (sipas veprimtarit Sabri Lushi), u arrestuam edhe ne: Rexhep Bislimi, Skënder Emërllahu, Ramadan Sejdiu, Bajram Syla, Jakup Nuha, Afrim Agushi. Florim Kuqi dhe Fadil Rexha! Torturat ishin ç’njerëzore! Nga kush? Neve na torturonin Ramiz Hoxha, Fekir Tahiri, Shaban Maloku, e plotë hiena tjera, e specialist i fyerjeve dhe torturave ishte Sakip Kollari nga Dibra – ndihmë e inspektoratit federativ për inspektoratin e Kosovës! Nga llumi i tradhtarëve shqiptarë me orientim jugosllav (hetues – torturues, prokurorë gjyqtarë) akuzat ishin absurde: ne torturoheshim për të pranuar se kishim lexuar dhe shkëmbyer historitë e Skënderbeut, Mic Sokolit dhe Shotë dhe Azem Galicës! Nëse pranonim, na e veshnin organizimin dhe dënimin! Ne i kishim për shpirt këtë literaturë dhe heronjtë, por nuk e pranuam, edhe dikush kur e pranoi se kishte lexuar,  nuk e pranoi shkëmbimin e literaturës me shokë! Kriminelët jugosllav Ramiz Hoxha, Fekir Tahiri, Shaban Maloku, Sakip Kollari, … kishin hetuar veprimtarinë tonë atdhetare, por hetimet i zhvilluan me shabllonet e tyre dhe dështuan të dëshmonin ,,fajësinë” tonë atdhetare!

Gjyqi u mbajt në verën e 1989-ës! Nga ky grup dikush u shpall i pafajshëm, dikush u dënua 6 muaj, ndërsa Rexhep Bislimi u dënua me dy vite dhe u lirua pas një viti në kuadër të reformave të shtetit jugosllav! Në gjyq, Rexha kishte mbajtur një qëndrim heroik, ku kishte mohuar akuzat dhe kishte akuzuar e demaskuar pushtuesit! Sipas Ramadanit, përderisa të tjerët kur i kishin kthyer nga gjykata i kishin përgatitur për lirim, ndaj Rexhës kishin filluar menjëherë me tortura!

Nga torturat ç’njerëzore, më së rëndi vuajti Skënder Emërllahu, i cili nga burgu doli me gjendje të rënduar mendore! Sipas dëshmorit  Rexhep Bislimi, me 11 mars të vitit 1998, në përvjetorin e Pranverës së 1981-shës, pas Masakrës së Prekazit më qëllim të senzibilizimit të opinionit gjerman për ngjarjet në Kosovë, Skënder Emërllahu në Düsseldorf të Gjermanisë bënë vetëvrasje! Me insistimin e dëshmorit Rexhep Bislimi, shokët tanë morën pjesë në varrim dhe para pjesëmarrësve folën për përkushtimin atdhetar dhe vuajtjet e Skënderit!

Falë gjakut të dëshmorëve dhe përkushtimit e sakrtificës së atdhetarëve, kjo pjesë Shqipërie, sot gëzon lirinë, ka mirëqenie, zhvillohet e ndërtohet! Lavdi dëshmorëve dhe përkushtimit e sakrificës së atdhetarëve! 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …