leoni

Smajl Latifi: Kthesa e madhe drejt lirisë e demonstratave të 11 marsit 1981

Rezistenca e vazhdueshme ndaj pushtuesit serbo-jugosllav është vepër monumentale përpjekjesh, vuajtjesh dhe sakrificash, sa të dhimbshme po aq edhe krenare të brezave atdhetarë, të cilët asnjëherë s’i kanë munguar popullit tonë liridashës.
Më 11 MARS 1981, studentët e Universitetit të Kosovës nisën kryengritjen e cila u mbështet fuqishëm nga shqiptarët e shtresave të ndryshme.
’81-shi është vit i kthesës së madhe për shqiptarët që kërkonin liri dhe të drejta kombëtare.
’81-shi dëshmoi edhe njëherë faktin se krijesa shtetërore e quajtur RSFJ është burg i popujve, i padurueshëm për shqiptarët.
‘81-shi me demonstratat gjithëpopullore të shqiptarëve të robëruar, i tundën fort themelet e RSFJ-së.
Pasuan burgosje, diferencime ideo-politike, përndjekje, izolime të organizatorëve e pjesëmarrësve në demonstrata, ku dhjetëramijëra shqiptarë si edhe familjet e tyre provuan dhunën, torturat, persekutimin dhe ndëshkimin e pushtetit të pushtuesit e të argatëve të tyre shqiptarë.
Demonstratat vazhduan edhe me 26 mars 1981, pastaj me 1 e 2 prill 1981, ku u dëshmua në vazhdimësi solidariteti dhe mbështetja e shqiptarëve që kërkonin liri. Në dritën e këtyre ngjarjeve, po në këtë frymë, pas më shumë se një dekadë, natyrshëm erdhi etapa e përgatitjes për luftën e armatosur çlirimtare të UÇK-së, e cila i dha epilog të qartë procesit të pandalshëm (i paralajmëruar, mbase që në vitin 1981) të shpërbërjes së RSFJ-së, e që për shqiptarët e Kosovës, po binte tik-taku i orës së lirisë.
42 vjet më herët po demonstronin shqiptarët kundër robërisë sllave dhe lakejve shqiptarë, që paturpësisht dhe me besnikëri u shërbenin armiqve.
42 vjet më herët po demonstrohej për liri dhe për Republikën e Kosovës.
42 vjet më vonë, vazhdojmë angazhimin për të mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë dhe të arriturat e Republikës së Kosovës.
Përpjekjet dhe lufta e gjatë për liri dhe atdhe, betejat për shtetin e pavarur dhe sovran janë të njohura në historinë tonë dhe shprehin vazhdimësinë e tyre të pandërprerë deri në ditët tona.
Lavdi dhe nderime përjetë të rënëve në demonstratat e vitit 1981!
Mirënjohje për ata që vuajtën nëpër burgjet serbo-jugosllave dhe për të gjithë pjesëmarrësit e këtyre demonstratave për liri, Republikë e bashkim kombëtar!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …