Fatmir Limaj, dhe Skënder Reçica, pritën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero C. Sardi

Fatmir Limaj, dhe Skënder Reçica, pritën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero C. Sardi

Kryetari i Nismës  për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Kristoforo Sardi. Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë. Limaj, Ambasadorit Italian në Kosovë i shprehu mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ambasadori Sardi, siç bën me dije një njoftim për media nga Nisma, tha se “e çmon angazhimin e Nisma-s pro integrimeve europiane të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen Nisma të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit”.Në fund, të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …