Filluan punimet në asfaltimin e rrugës “Lisi i Haxhisë” në Sadovinë të Jerlive

Në Sadovinë e Jerlive filluan punimet parapërgatitore në asfaltimin e rrugës “Lisi i Haxhisë”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe banorë të këtij lokaliteti kanë qenë të pranishëm në fillimin e këtyre punimeve. Banorët e këtij lokaliteti e falënderuan kryetarin Haliti duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge është i rëndësishëm për ta. Kurse Kryetari Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të realizoj projekte në interes të qytetarëve të saj dhe atë në të gjitha lokalitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …