Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në garën e famshme “Cambrian Patrol 21” në Britani të Madhe

Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në garën e famshme “Cambrian Patrol 21” në Britani të Madhe

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se pas përgatitjeve intensive dhe tejet sfiduese, ekipi i FSK-së ka udhëtuar të enjten për në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në garën e famshme “Cambrian Patrol 21”. Gara e njohur ndërkombëtare “Cambrian Patrol 21” është një ndër garat ushtarake më të njohura në botë ku marrin pjesë mbi 100 ekipe nga ushtritë e mbarë botës. “Komandot e FSK-së pritet që të na përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze dhe të kthehen me rezultate shumë të larta nga kjo sfidë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …