Apeli ka zgjidhur 130 raste kundër korrupsionit zyrtar gjatë vitit 2016

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuza PP/I.nr.685/22 e datës 21.12.2022, pika IV dhe VIII, si dhe aktakuza PP.I.nr.663/2022, përkatësisht propozimi PPM.nr. 444/2022 i datës 08.12.2022. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje. Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale sepse gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …