Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka ndërmarrë vendime në të mirë të qytetarëve

Haradinaj: Shteti duhet ta kryej detyrën e vet në avansimin e shkollës, ndërkaq stafi edukativo-arsimor t’i plotësojë krejt detyrat që i ka

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Haradinaj ka thënë se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor. Sipas tij cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së dhe ky do të jetë synimi i tyre.

“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve e prindërve, urimet më të mira për fillimin e një viti të ri shkollor! Urimet më të përzemërta për ata mijëra fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës! Megjithëse çdo një shtator është ditë e urimeve dhe e përgëzimeve për një fillim të mbarë, le të më lejohet që edhe në këtë ditë të them se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.Shteti duhet ta kryej detyrën e vet në avansimin e shkollës, ndërkaq stafi edukativo-arsimor t’i plotësojë krejt detyrat që i ka. Cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së. Ky do të jetë synimi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …