Isuf I. Bytyçi

Isuf Bytyçi: Frika nga Coronavirusi e bashkoi njerëzimin

Të gjithë njerëzit e Botës, të bashkuar me ankth e presin Coronavirusin!                       

Prandaj, prioritare janë vlera e jetës dhe menagjimi i endomisë, COVID 19. 

Të gjitha racat, të gjitha kombet, të gjitha ideologjitë, të gjitha gjeneratat, të gjitha shtresat, të gjitha kategoritë, të moshuarit, të rinjë, të pasur, të varfër, të shëndetshëm e të trashë, të mesëm e të fuqishëm, të hollë e të sëmurë, janë duke e pritur me ankth të madh armikun e përbashkët të gjithë botës, i padukshëm e tinëzar, Coronavirusin!

Kina, shteti më i madh në botë nga ana e popullsisë, me një teknologji të përsosur shkencore e ushtarake, me armët nga  më të përsosurat në botë, cilësohet si krijuese e këtij virusi vdekjeprusë! Bota, filloi të tallej me ta, sikur asgjë nuk po ndodhë atje, deri sa iu dogj në prapanicën e tyre.

 

 Coronavirusi

Virusi tinëzar duke u përhapur në Kinë, kaloi në kontinentin plak! Arriti me shpejtësi në qendrën krishtere, Itali dhe për disa javë e nënshtroi atë!

Të infektuar janë : 54 persona në Shqipëri, 19 në Kosovë, 15.320 në Gjermani, 59 në Zvicër, në Itali 41.035 deri më tani janë të infektuar ! Ndërsa në Botë gjithësejt, janë të infektuar deri më tani 237.996 persona, që gjendja është shqetësuese dhe  ka panikë.

Vetëm sot kanë vdekur në Itali 475 persona e, deri më sot gjithësejt kanë vdekur 3.405 persona, në Shqipëri 2 persona, në Gjermani 44 persona, në Zvicër 19 , që do të thotë se në gjithë Botën kanë vdekur deri më sot 9819 persona! Europën e paralizoi Endomia!

Zgjerimi i Endomisë me Coronavirus, vazhdoi në Iran, që me shpejtësi e sulmoi vendin e Persisë, shtetin islam dhe hap pas hapi është duke e pushtuar, atë!

Pastaj, i erdhi radha Spanjës, e cila është duke u ballafaquar me virusin vdekjeprurës, në mënyrë dramatike!

Qetë, është duke u përhapur virusi djallëzor, pothuaj në tërë Globin tokësor! Por, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Zvicra, Polonia, Greqia, Shqipëria, Serbia, Austria, Maqedonia, SHBA-të e Australia, janë sulmuar, që të gjithë këto vende janë duke u ballafaquar, me ndihmën e masave të jashtëzakonshme, që i kanë marrë.

 

Sheshi i Marisë ( Marienplatz), në Munih, sot

Tani, s’ka rëndësi, se a je i pasur apo i fuqishëm ! Vdiq mjeku kryesor në Itali, nga Coronavirusi ! As armët konvencionale e ato atomike, nuk na mbrojnë nga ky armik, kaq i qetë e dinak.

Tani, kanë ardhur urdhëra e lutje nga të katër anët e Globit, që nga Papa i Romës, kryetari i shtetit më të fuqishëm në Botë, Donald Tramp e shumë udhëheqës tjerë të botës, por edhe nga kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, që të ndalohen e të reduktohen lëvizjet ; me aeroplanë, me anije, me automjete, me bicikleta, me trotonetë, por edhe në këmbë! Në përjashtim të individëve a po grupeve të autorizuara!

Njerëzit, kanë filluar të flasin, të japin mendime e të ndërmarrin vendime, në lidhje me situatën e trishtë!

Dikush bën panikë e, tjerët thonë që s’ka vend për panikë! Blerjet e ushqimeve afatgjate, kanë filluar të bëhen ! Bëhet grumbullimi i tyre në shtëpi, banesa, bodrume e gjetiu!

Kanë filluar të blejnë njerëzit : letër higjienike, ushqime afatgjate e tj. I shohim ata kur marrin materiale me shumicë, që dalin nga dyqanet, sikur hajna, se mos i sheh dikush nga të njohurit! Secili, ikë nga tjetri.

Hyjnë në barnatore për të marrë medikamente dhe blejnë: paracetamolë, aspirinë, ibobrufenë, pika të hundëve, dezinfektivë e tjera gjëra! Që në kohët e fundit, raftet janë të zbrazëta ! Në metro, që më parë ishim njëri me tjetrin pothuaj se të ngjitur, tani, ka numër tejet të ultë dhe distanca, relativisht bëhet e largët.

Numri i punëtorëve është reduktuar dhe shumë nga ata punojnë në shtëpi, me internet ! Lëvizjet, pothuaj se janë paralizuar. Edhe Afrimi, është duke punuar nga shtëpia, në kohët e fundit. Ndërsa unë, jam duke e lexuar romanin «  I huaji », nga shkrimtari i madh Albert Kamy.

Bisedat kryesore janë rreth Coronavirusit, shkallës së infektimit dhe të vdekjeve nga sëmundja, rreth dezinfektimit të duarve me sapun e alkohol, mbrojtja nga kontaktet, prekjet me duar etj.

Njerëzit, flasin rreth shkallës së lartë të infektimit, rreth shpejtësisë dhe mundësisë infektuese, rreth vendeve në spitale, rreth personelit mjekësor, rreth karantinës e tj.! Po ashtu, njerëzit mundohen të furnizohen, përveç se me ushqime e materiale sanitare, edhe me informata ! Përpiqen të pasurohen edhe me ide rreth mbrojtjes nga ky virus kaq i pashpirt.

Pra, frika dhe ankthi e kanë pushtuar qenien njerëzore, mbi Globin e Tokës dhe, përjashtë dominon qetësi aabsolute ! « Luaje macë kryet e buallit », thotë populli !

Vizitat e kontaktet janë reduktuar në masë të madhe dhe për politikë, flitet shumë më pak se më parë!

Herë pas here flasin mediat, por edhe populli rreth politikës ditore! Del edhe kryeministri Rama në skype dhe jep deklarata e informata, me gazetarë! Secilën ditë i ashpërson masat e jashtëzakonshme! Tani ai është koncentruar në dy fronte ; kundër endomisë dhe kundër opozitës ! Në vend se të bashkuar ta luftojnë armikun e përbashkët ! Kështu, shqiptarët i kanë humbur të gjitha luftërat ! Kurse kryetari Meta, duket pak më i qetë! Kryetari i PD-së Lulzim Basha, për çdo orë jep këshilla dhe bën fushatë elektorale !

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po ashtu bën luftë në dy fronte , kundër Coronavirusit dhe kundërshtarëve politikë ! Kjo, pra është qenia shqiptare ! Ky është duke u ballafaquar me opzitën e jashtme e të brendshme dhe, s’ka kohë të merret plotësisht me situatën e Endomisë, e cila ka mbetur çështje e dorës së dytë! Nuk e ka të lehtë Albini, « që ta bëjë dasmën me kopila ! », thotë populli.

Pra, në këto ditë flitet rreth kryeministrit Rama, presidentit Meta, kryetarit të PD-së, Basha, Rreth kryeministrit Kurti, kryetarit Thaçi, ish-kryeministrit Haradinaj, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, Agim Veliut e tj.

As politika ndërkombëtare, nuk mbeti pa u prekur dhe flitet se për fat, Indinë e Rusinë, ende nuk i ka sulmuar, virusi i padukshëm.

Flitet rreth prejardhjes së virusit: dikush thotë se SHBA-të e kanë krijuar në laborator, në mënyrë që ta dëmtojnë ekonomikisht Kinën, Iranin dhe Italinë, pasi që kjo e fundit nuk i reduktoi marrëdhëniet ekonomike me Kinën! Gjë që të pabesueshme janë gjithë këto.

Tjetri mendim, është se virusi është përhapur në Kinë nga ushqimi me mish lakuriçi e gjarpëri dhe e mori Botën!

Tjetri version është se Toka, që na ka krijuar jetën dhe kushtet për ekzistencë, është nervozuar me sjelljet njerëzore, ndytjen e ambientit dhe keqpërdorimin e natyrës! Prandaj, në kohët e fundit, ka shumë tërmete, vullkane, vërshime e sëmundje! Pra, përveç tjerash, thuhet se sidomos Coronavirusin, e kemi dhuratë a po dënim nga Zoti i Madh, që nuk dihet se a është dënimi i fundit, i cili na bëhet nga Toka, thonë njerëzit.

Ndërsa, tjerët thonë se virusi nuk është aq i rrezikshëm dhe, shumë më i lehtë se disa sëmundje tjera është! Por, kjo panikë është krijuar, për shka që të mbyllen njerëzit nëpër shtëpi e të mos shohin se çka janë duke bërë SHBA-të edhe Rusia me Kinën në anën tjtër! Ata thonë që fuqitë e mëdha, për shkak të transportit të ushtrive të tyre e makinërisë luftarake, që janë duke u përgatitur për luftën e tretë botërore, ekrijuan këtë propagandë për virusin, në mënyrë që të mbyllen njerëzit në karantinë e të mos shohin se çka është duke ndodhur! Që edhe kjo është një trillim.

Me rëndësi se Viktor Kola, pacienti zero nga Shkodra, sa po doli nga spitali dhe thotë që nuk duhet injoruar virusin ! Por, as për panik s’ka vend, sepse më mirë se që ka menduar, e ka kaluar sëmundjen, ai.

 Coronavirusi dhe shtetrrethimi

Në këtë botë jemi të gjithë të përkohshëm ! Por, ne duhet ta menagjojmë situatën, kundër Coronavirusit, armikut të përbashkët të njerëzimit dhe kundër çdo të keqe.

Hapi i parë është, që të izolohemi, brenda mundësive që i kemi – Janë marrë masa dhe ka ndikim nga politika, mjekësia dhe mediat.

Gjendja e jashtëzakonshme është marrë pothuaj nga të gjitha vendet e Botës, të prekura nga endomia e Coronavirusit, diku më pak e diku më shumë! Por kryeminstri i Shqipërisë, z. Edi Rama ka bërë shtetrrethim! Komplet shteti është paralizuar, duke u bazuar në kushtet e rrethanat, që u krijuan në Itali dhe gjendja e rëndë e spitaleve, e pacientëve dhe numri i lartë i vdekjeve nga virusi.

Më doli parasysh për një moment karantinimi i fshatit Dejnë të Drinisë, që ndodhi në vitin 1972, për shkak të Lijës së Madhe – Variola Vera ! Si sot më kujtohet kur u përhap Lija në fshat dhe lagjen tonë ! Aty vdiqën disa pleq e fëmijë, pati shumë të sëmurë dhe tani fytyrat e tyre duken sikur t’i kishte sulmuar eksplozivi ! Bëhej fjalë për rrethimin e hekurt nga shteti Jugosllav, atëbotë dhe tentim djegia e komplet fshatit, me njerëz e kafshë ! Ndërsa, erdhi lajmi i mirë se mjeku francez dha urdhër që ta shpëtojnë fshatin, sepse sëmundja është e shërueshme ! U gëzuam pa masë ! Edhe ajo kaloi.

Pastaj ndodhën demonstratat e vitit ‘81 në Kosovë që u vështirësua jeta e shqiptarëve. Pastaj erdhi Millosheviqi me masat dhe tanksat kundër shqiptarëve, në vitin ’88, ndërsa bota shikonte ! Edhe ajo kaloi. Erdhi viti ’98 e ’99 – Lufta e fundit, e cila ndodhi në Kosovë që i mori rreth 17.000 jetë, që në mesin e tyre u vra në Burgun e Dubravës Qemali ynë, i cili la mbas gruan, dy vajza dhe djalin! Kurse Saliu e mbijetoi masakrën e Dubravës, që ndër 20 të vrarë, mbijetoi! Mbi 1.700 veta humbën pa gjurmë, që në mesin e tyre është edhe Ukshin Hoti, simboli i rezistencës aktive e, atë ditë e sot ska gjurmë as varr! Shqiptarët i harruan të gjitha shumë shpejt. Ndërsa, jeta vazhdon.

Tani qeveria ka vendosur të mbyllen kafeteritë, të gjitha shkollat e universitetet, të ndalohen të gjitha fluturimet dhe çdo lëvizje pa një arsye të fortë brenda vendit dhe të mbyllen kufijtë shtetëror të Shqipërisë!

 

                                                 Vlora heroike, sot

Pra, të gjithë njerëzit e Globit, janë duke u vetëdijësuar dhe po i zbatojnë këto rregulla! Në mënyrë, që ta luftojmë këtë armik kaq të ashpër e tinëzar dhe ta fitojmë betejën! Pastaj, të bashkuar, ta tejkalojmë këtë situatë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Edhe pse mundësitë janë minimale, që të shpëtojmë nga infektimi! Do të ketë familje, që do t’i humbin disa nga më të afërmit dhe më të dashurit e tyre, nga Coronavirusi, që nuk do t’i harrojnë deri sa të janë gjallë ! Por, jeta vazhdon ! Dhashtë Zoti që sa më shpejt të izolohet virusi e sa më të vogla të jenë dëmet, në mënyrë që të bashkuar ta vazhdojmë jetën! Jeta është e bukur.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …