Komisionari evropian, Johannes Hahn, kërkon nga politika në Maqedoni të vlerësojë verdiktin e qytetarëve në referendum

J.Hahn: Zgjidhja e qëndrueshme dhe realiste për Kosovën duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare

Komisari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, është cituar të ketë deklaruar se  zgjidhja afatgjate për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Hapi i radhës është normalizimi në nivel gjithëpërfshirës, dhe në të dy anët, me ndihmën e Federica Mogherinit, të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka thënë Hahn në një intervistë “Tanjug”. Ai ka vlerësuar se dialogu i deritashëm ka çuar në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë viteve, dialogu ka sjellë në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ndërsa hapi i radhës është që ai normalizim të dërgohet në nivel gjithëpërfshirës. Të dy palët, me ndihmën e Federica Mogherinit, duhet të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka sqaruar Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …