Ka ndërruar jetë baca Sadik, baba i dy dëshmorëve të kombit, Ramiz dhe Asllan Batusha. Bacën Sadik do ta kujtojmë gjithmonë si një baba që Kosovës ia dha bijtë e tij më të mirë, bijtë që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Do ta kujtojmë si një njeri të fortë dhe atdhetar, që asnjëherë nuk u ligë dhe nuk iu pa lot në sy, derisa Kosovës ia fali djemtë e tij. Kujtimi për të do të jetë i paharruar! Varrimi i Bacës Sadik bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Baballoq – thuhet në një njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
