Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka paralajmëruar se do të fillojë shkyqjen e konsumatorëve që nuk i kanë kryer obligimet

Kompania Rajonale të Ujësjellësit ka paralajmëruar se do të fillojë shkyqjen e konsumatorët që nuk i kanë kryer obligimet kësaj kompanie për shërbimet që kanë marrë nga ajo. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka deklaruar për Ekonomia Online se borxhi i konsumatorëve në këtë kompani, që nga paslufta, kap vlerën prej 45 milionë eurosh. Ajo ka shtuar më tutje se 80 për qind e sasisë së ujit shpenzohet nga amvisëria, ndërkaq borxhi, vetëm i konsumatorëve të amvisërisë, është rreth 40 milionë euro. 5 milionë euro janë borxhe të bizneseve të vogla e të mëdha dhe të institucioneve. “Në përmbarim dërgohen ata konsumatorë që kanë borxhe mbi 100 euro. Kemi dërguar me dhjetëra lëndë, jemi duke përgatitur çdo ditë nga zyra ligjore lëndë të tjera. Pikërisht për këtë arsye u kemi bërë apel edhe qytetarëve që t’i shmangin taksat ndaj përmbaruesve. Pra, ta paguajnë borxhin para se lënda e tyre të shkojnë te përmbaruesi privat” ka porositur zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …