leoni

Komuna e Ferizajt, është në fazën përfundimtare të Projekt-Rregullores për taksat komunale

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i klimës së investimeve” që financohet nga Qeveria Zvicerane “SECO” dhe implementohet nga IFC dhe Banka Botërore, gjatë ditës së sotme është organizua takim nga nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale, si dhe zyrtaret komunal për të diskutuar këtë projekt-rregullore. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Besim Zeqiri- koordinator i këtij projekti i cili  ka thënë se ky projekt është implementuar në katër Komuna të Republikës së Kosovës përfshirë këtu Prizrenin, Lipjanin, Ferizajn dhe Pejën. “Përmes këtij projekti parashihet zvogëlimi i barrës administrative dhe synon të krijojë regjistrin elektronik të të gjitha procedurave administrative që kryhen nga e Komunës së Ferizajt”, ka thënë Zeqiri. Edhe Nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, sepse krijohen lehtësira të shumta për qytetarët. Kjo projket-rregullore pritet të del edhe në konsultim me publikun dhe do të jetë e gatshme në dhjetor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …