Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Jakup Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve dhe e shkëmbimit të territoreve nuk është e Thaçit por e Serbisë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar qëndrimin e disa partive opozitare kundër dialogut me Serbinë. Ai thotë se miqtë e Kosovës kanë kërkuar unitet sa i përket bisedimeve në Bruksel dhe të mos këtë inate politike.  “E kuptoj opozitën e cila e kritikon koalicionin qeverisës në të gjitha punët e brendshme por nuk mund ta arsyetoj kur është çështja e bisedimeve me palën serbe duke pasur parasysh kërkesën e SHBA-së dhe BE-së që pala shqiptare të ketë qëndrim të unifikuar”, thotë Krasniqi. Ai thekson se ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e Serbisë dhe jo ide e kryetarit Thaçi. “Unë mendoj që ideja për ndryshimin e kufijve, ideja për të shkëputur hapësira të Kosovës nuk është ide e Thaçit, është ide e kahmotshme e Serbisë që në këtë rast është rikthyer përmes Thaçit. Vazhdimi i idesë serbe për korrigjim kufijsh dhe për lëvizje të hapësirave është antikushtetuese”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …