Kryekuvendari, Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kryekuvendari, Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kryekuvendari,  Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana. Me këtë rast, anëtarët e Bordit të KPMM-së e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen. Ndërsa kryetari Konjufca ka premtuar mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …