Kryekuvendari Veseli bisedoi me mikun amerikan të shqiptarëve, analistin e mirënjohur, Daniel Serwer

Kryekuvendari Veseli bisedoi me mikun amerikan të shqiptarëve, analistin e mirënjohur, Daniel Serwer

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua dhe bisedoi me Dr. Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti të çështje poltike dhe ekonomike të Ballkanit. Server ka qenë dhe po mbetet  mik i madh i Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë. Dr. Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në nguhëllime

Agim Hoti: Sot shënohet 27-vjetori i Radios Kosova e Lirë, zërit të lirisë dhe të rezistencës shqiptare

Sot shënohet 27-vjetori i Radios Kosova e Lirë, zërit të lirisë dhe të rezistencës shqiptare. …